Murinjo: Dua kontratë të re me Realin!

10 Mars 2012, 12:26Sport TEMA

Zhoze Murinjo i ka mbyllur derën një largimi të mundshëm drejt Anglisë dhe ka dalë nga gara për stolin e Çelsit apo përfaqësueses së këtij vendi, duke premtuar të firmosë një kontratë të re me Realin e Madridit.

“Do të firmos një kontratë të re pasi dua të bëhem pjesë e historisë së këtij klubi”, tregoi ai duke folur para ndeshjes së tij të 100-të në drejtimin e skuadrës.

Murinjo, skuadra e të cilit është 10 pikë para Barcelonës në renditjen e kampionatit, pritet të bëhet trajneri i parë në histori që fiton një titull kampion në katër kampionate të ndryshme madhore.

Ai mendohej se do të largohej në fund të sezonit pasi kishte lënë të kuptohej shpesh se nuk do të refuzonte një ftesë nga klubet angleze, me Çelsin që bëri hapat e parë për negociata pas shkarkimit të Andre Vijas-Boas.

Por ai tha: “Real Madrid dhe unë ndajmë një projekt dhe ne do të vazhdojmë zbatimin e tij. Të jesh pjesë e kësaj skuadre është një eksperiencë fantastike dhe e paharrueshme për një trajner si unë. Real Madrid është një nga klubet më të mëdha në botë dhe unë ndjehem i lumtur këtë. Mendoj se ata kanë besim te unë dhe kam mbështetjen e plotë të drejtuesve dhe tifozëve”.

“E shoh të ardhmen time duke realizuar arritje të tjera me Real Madrid dhe rezultate më të mira që na dhurojnë trofe”, përfundoi tekniku portugez./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje