Hamdi Salihi nuk ka lënë shenjë në ndeshjen e parë të kampionatit amerikan të futbollit, duke qëndruar në hije gjatë humbjes 1-0 në fushën e vet të DC Junajtid përballë Sporting Kansas Siti. Për më tepër, humbja ka ardhur në minutën e 93-të falë një goli të Sapong, ndërsa lojtari shqiptar ishte zëvendësuar që 10 minuta më parë dhe po ndiqte ndeshjen nga stoli.
Pamundësia për t’i krijuar hapësira Salihit para portës ishte edhe arsyeja kryesore e humbjes sipas vetë trajnerit Olsen. “Ne nuk e ndihmuam Salihin. Është detyra jonë t’i bëjmë atij shërbimin e duhur në mënyrë që ai të bëjë punën e tij”, ishin fjalët e trajnerit për sulmuesin shqiptar i cili pritet të jetë një nga golashënuesit më të mirë në kampionatin amerikan në këtë sezon.
Edhe vetë futbollisti shqiptar është shfaqur i zhgënjyer me paraqitjen personale dhe të skuadrës në përgjithësi.
“Ishte ndeshja e parë zyrtare dhe ndoshta kemi luajtur më keq se në ato stërvitore. Tani ne do të luajmë çdo javë, do të jemi shumë më mirë. Por sot mendoj se nuk e nisëm mirë takimin, ndoshta sepse të gjithë dëshironin të jepnin shumë por ishin të paqartë se si të gjenin rrugën e rrjetës. Por kështu është futbolli”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar pas përfundimit të ndeshjes.
Megjithatë, sulmuesi shqiptar duhet të kënaqet me faktin që mes 13 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, ka patur shumë përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Uashington. Ata kanë thërritur në kor emrin e Salihit si dhe kanë shpalosur pankarta e flamuj të mëdhenj kuqezi duke i uruar në mënyrën më të bukur mirëseardhjen në SHBA lojtarit të përfaqësueses shqiptare të futbollit.
S’ka gje Salihi mos u merzit —Kujdes ne ndeshjet e tjera , tregohu smart
qe shendosh gol, dhe na nderon edhe ne
Do te kemi edhe ne pastaj cfare te themi perpara amerikaneve
Hajde kujdes –Gradoje mire shenjestren –Do zoti ben ndonje gol skandaloz
qe te tall njecike bythen me kete rusin qe kam ne zyre se eshte kunder nesh bajga
Salihu eshte amator futbolli kurre nuk mund te jete prefjosonist.
Le te kthehet ne Shkoder dhe te angazhohet me PD