Kapelo: Nuk do të jem unë trajneri i ardhshëm i Interit

12 Mars 2012, 13:41Sport TEMA

Fabio Kapelo ka mohuar çdo mundësi që të jetë trajneri i ardhshëm i zikaltërve të Interit. Ai ka thënë se kjo hipotezë është një gënjeshtër e madhe, pasi “100% është e sigurtë që unë nuk do të jem trajner i Interit. Aktualisht jam duke pushuar, por mund t’ju them se nuk kam folur me Moratin”.

Duke folur për kampionatin italian, Kapelo ka thënë se për Juventusin tashmë do të jetë e vështirë që të ndjekë Milanin, që ka më shumë bindje tek forcat e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje