Lionel Mesi mund të bëjë gjithçka në fushë… edhe portierin. Sulmuesi argjentinas ka patur një javë të shkëlqyer duke shënuar 7 gola në dy ndeshje, por shokët e tij të skuadrës janë mahnitur më shumë me faktin që ai është një portier i shkëlqyer dhe e ka treguar këtë duke veshur dorashkat dhe pritur gjuajtjet e tyre në stërvitje.
Karles Pujol, kapiteni i katalanasve, ka publikuar në faqen e tij të Facebook një fotografi të talentit argjentinas, të marrë gjatë stërvitjes të së hënës, ku në rolin e portierit, ai ka treguar një talent të jashtëzakonshëm.
“Ajo që më mungonte të shihja. Edhe portierin e bën mirë ky fenomen”, është komenti i Pujol poshtë kësaj foto.