Maradona: Pele nuk është mirë, ka pirë ilaçet e darkës në mëngjes

14 Mars 2012, 17:53Sport TEMA

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona ka reaguar sërish ndaj legjendës braziliane, Pele.
Ky i fundit, pak javë më parë, e cilësoi veten si Betoveni i futbollit, por Maradona nuk mund ta pranojë një gjë të tillë, prandaj ka vendosur ta thumbojë sërish brazilianin.
“Nëse Pele mendon se është Betoveni i futbollit, atëherë unë jam Ron Vud, Keit Riçards dhe Bono Voks, sepse unë kam më shumë pasion”, u shpreh Maradona.
Më pas ironizoi edhe me faktin e moshës së brazilianit. “Pele ndoshta ka marrë ilaçet e darkës në mëngjes, prandaj ai duhet të sigurohet që të merrë ilaçet e duhura. Do të bënte mirë të ndryshonte doktorin”, ka shtuar Maradona.

9 komente në “Maradona: Pele nuk është mirë, ka pirë ilaçet e darkës në mëngjes”

  1. labi nga Kanadaja says:

    O Diego, po ilacin e droges ti a e ke marre??????!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Ramy says:

      nuk e ka patur per pelen por per salukun

  2. Emigranti_UK says:

    Une mendoj se Maradona ka te drejte…

  3. ryan says:

    pele ka qene i mire ne futboll po ashtu edhe jashte ambjenteve sportive. Ndersa ti o derman i shikon ndeshjet nga shkallet e stadiumit nga i shofim ne fukarenjte… si lojtar je i math por si popull je taliban

  4. enofieraku says:

    medioker i madh, servil dhe hipokrit, nuk ka se cfare te mesoj dikush nga ky mielloshi, sa i mire ne fushen e lojes aq dhe i keq jashte saj, kurse pele ngelet nje shembull, ndaj diegito leri pallavrat e tua.

  5. Robi says:

    Ore , po keta te dy grinden tamam si ne ! Mos jane gje , shqiptare?!

    1. Mark says:

      Pele deri tani eshte i paarritshem nga asnje futbollist tjeter.Edhe si person publik eshte shume perpara Maradones,ka mbajtur postin e ministrit ne qeverine Braziliane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje