Ka shqiptarë që snobojnë Shqipërinë, por ka edhe nga ata që bëjnë sakrifica për ta mbërritur këtë fanellë. Në stërvitjet që Kombëtarja U-17 është duke kryer këto ditë në Kavajë, përgatitje për raund elite të kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, ka rënë në sy Berat Beqiri me origjinë Tetova në Maqedoni, por lindur e rritur në Danimarkë. Sezonin e kaluar me skuadrën U-17 të B.93 Kopenhagenit ishte golashënuesi më i mirë me 12 gola. Lojtari i datëlindjes qershor 1996 ka marrë ftesë nga trajneri Xhemal Mustedanagiç për të luajtur në kualifikueset e Elite Round që do të zhvillohen në fundin e këtij muaji në Hollandë. Pikërisht duke pikasur aftësitë e sulmuesit, stafi teknik i skuadrës dhe vetë trajneri, Xhemal Mustedanagic ka kërkuar në FSHF përshpejtimin e proçedurave të paisjes me pasaportë shqiptare të këtij djaloshi, proces që pritet të përfundojë pa u mbyllur kjo javë. Një e vecantë tjetër është se sulmuesi është kërkuar nga Kombëtarja U-17 e Turqisë, por ai nuk ka pranuar ta ndërrojë ngjyrën e flamuarit kuq e zi. Sipas babait të tij, Berati po ndjek me përparësi mësimin e gjuhës shqipe me një program intensiv që i merr çdo ditë nëpërmjet CD-ve dhe ka ecur madje mirë edhe në këtë proces, natyrisht krahas përkushtimit e pasionit të madh që tregon për karierën e re dhe afirmimin e tij si futbollist. Pikërisht për këtë arsye traineri që e drejton talentin Berat Beqiri te B.93 Kopenhagen Bjorg Rasmusen ka vendosur të jetë tifozi i tij personal në ndeshjet që Kombëtarja U-17 e Shqipërisë do të ketë në fundin e këtij muaji në Hollandë. Në të dyja grumbullimet e fundit si të një muaji mmë parë ashtu edhe në të tanishmin, paraqitja e Berat Beqit ka qenë mjaft inkurajuese. Kombëtarja U-17 e Shqipërisë duket se po fiton një tjetër talent të rëndësishëm të saj./sport ekspres
bravo djali..lauj mire ndero kombin tend
100 here Bravo Berat Beqiri !—Ja tamam djale patriot me gjak, me shpirt e me zemer shqiptari
Bravo ju qofte edhe prinderve te Beratit qe e kane edukuar me dashurine per Shqiperine
Bekuar qofte ajo nene qe te ka lind e ritur !
Ja keshtu si Berati duhet ti mesojme femijet tane qe ta duan Shqiperine
, te ecin me moton
—-Cdo gje shqiptare eshte e dashur per mua —
——–Sic thoshin Rilindasit kur shkonin ne Lufte per mbrojtjen e tokave shqiptare
:…Kush ka nje pushke le ta rrembeje , kush ka nje zemer mos ta kurseje …per Shqiperine
Berat Beqirit i uroj suksese !
per te tille djem ka nevoj sot me shume se kurre shqiperija. jo vetem futbolli,por gjithe shqiptaret duhet ndihen krenare ,per te tille talente dhe patriote te medhenj,qe perpara luxit prferojne flamurin kuqezi….
Bravo djalit dhe babait te djalit mbi te gjitha. Me kete skuader e sigurt qe nuk do dalesh kampion bote, por nese e ndien fanelen ja vlen ta provosh.
Sdika shqip, ja dhjefsha non e bab, se po i shohim ktu ne perendim, ku fillojn tu fol gjuhen e vendit ku banojn dhe e flasin si kafshe, pa pik sensi, vetem qe te duken se sjane te huaj dhe ksisoj, lejn kalamojt e vet pa gjuhen e nones.
Djalit i uroj suksese ne futboll dhe ishalla si ngjan prinderve te vet snobe.
faji i prinderve per gjuhen, por hallall per ndjenjen per te luajtur per Shqiperine ? Jo te gjithe i kuptojne rendesite e gjerave.
Apo jo Horri
prinderit kan faj,por edhe e kan veshtire,shteti nuk ben asgje per mergimtaret,nuk ka shkolla,qendra kulturore,prinderit ndoshta kan punu e femiu ne kopsht me danezet,ka shume hebrej qe nuk din hebreisht pojane atdhetar.
gabim fatal per prinderir,qe nje dite do te pendohen qe zgjodhen kombetaren pa perspektiv per femijen e tyre…..!!!
c’ka bere Shqiperia per femijet e refugjateve shqiptare te shperndare neper Evrope…????? AZGJE!!!
athere c’respekt duhet te kene shqiptaret per kete vend..!!!!
mos shiko se cfar mund te japi shqiperia ty shiko cfar mnd ti japesh ti asaj ateher ti do te jesh nje hero per kombin tend
Qepe ti ore kelysh i grekut –Do na tregosh ti qen per Shqiperine tone se ca ka bere ose jo
Nuk ka nevoje te beje Shqiperia per ne , jemi ne qe duhet dhe gjithmone do bejme
te pamunduren , edhe jeten do japim per Shqiperine
Dashuria per Shqiperine eshte e pa-kushetzuar dhe e pa- negociuar
Shqiperia eshte mbi gjitheshka ,
Djali ne fjale shqip di por dialekt. Pra flet dialektin gegerishte, qe ne maqedoni ka gjithesei dallim nga dialekti geg ne Shqiperi. Eshte problemi jone qe dialektet nuk i konsiderojme si pasuri gjuhesore.
nje bravo meriton dhe ky tranjeri qe e bene punen e vete me profesonalizem dhe nuk merr femijet e miqve apo te prinderve shqiptare me restorante qe japin leke vetem e vetem se pretendojne se i kane femijet si messi….meqe shqiperia u 17 luan ne elite group ,berati ka me shume mundesi te fitoje nga kjo eksperience sesa te japi,duke qene se eshte nje vitrine e shkelqyer dhe ku te gjithe vezhguesit sulen per talente
pse ti Horri ta merr menja qe din shqip me fol a ,ik mushu ,ti ke mbet me kritiku tjetrin
Te lumte Berat! Ti turkomutos mos ha mut shume se te ben dem. Ne kemi nevoje per kontributin e cdo njeriu qe e ndjen veten shqiptar pavaresisht nga cila pjese e trojeve etnike shqiptare vjen. BERAT! Jemi krenar me ty. Suksese ne karriere…..
Te lumte, e ndien gjakun e te pareve!Mesoje dhe kete shprehje ,nese nuk e di:gjaku nuk behet uje
hallal je per tu pasur zili ,e ben babain te ndihet krenar te nderosh fanelen po edhe emrin qe ke BERAT se ke emrin e qytetit tim suksese
Cdo njeri e din qe me shume vlefte ka patriotismi se gjith gjerat tjera. Berati eshte nje cun qe une e njof personalitisht, ai flet bukur shqip. Une desha qe te them beratit vazhdo keshtu dhe nuk e din as nje njeri se sa mund te arrish ty.. Gjuha shqipe eshte gjuha me e mire ne bote ? Si cili shtet ka gjuhen e vet, dhe ne si cilin vend ne at shet ka dialektin e vet. Berati flet shqip me dialektin e ty. Me ata nuk do me then qe ai nuk flet shqip, por flet shqip med nje dialekt te tjeter.