Shtëpia familjare e trajnerit Josip Kuzhe, e vlefshme 14,5 milion kuna (1,9 milion euro) do të hidhet në ankand publik. Me paratë e siguruara nga shitja e pronës, që gjendet në njërën prej rrugëve më elitare në kryeqytetin kroat, Zagreb, do të merret banka “Hypo Alpe Adria”, e cila e ka dërguar kërkesën për zbatim, për shkak të mospagimit të një rate të kredisë nga viti 2006, që kapte shumën e 1,1 milion frangave zvicerane, transmeton Koha Ditore.
Vendimin për shitje gjykata komunale e mori më 7 shkurt, ndërsa shtëpia për të cilën si pronare është e shkruar Ana Kuzhe, gruaja e Josip Kuzhes, nuk do të mund të shitet nën vlerën e dy të tretave të vlerës së konfirmuar, përkatësisht më pak se 9,7 milion kuna (1,3 milion euro).
Ish-lojtari e më pas trajneri i Dinamos, Mainzit, Gamba Osakas dhe deri vonë përzgjedhësi i Shqipërisë, që tani fiton bukën në Kinë, para disa vjetësh ka pranuar publikisht se për vite të tëra ka qenë i varur nga bixhozi. Kuzhe është edhe jurist dhe flet katër gjuhë botërore.
Njohësit e mirë të Kuzhes dhe lidhjes së tij me bixhozin kujtojnë se si ai pasi u kthye nga Japonia, udhëtoi për në botërorin “Franca 1998”. Me vete kishte rreth 400 mijë dollarë. Më pas burimit tonë ia ka pranuar që në botëror nuk ka përcjellë asnjë ndeshje, por është njoftuar shumë mirë me magjitë e Monte Carlos.
“Të gjithë gjenitë kanë një ves”, ka thënë ai.
Për shkak të vesit, siç është shkruar nëpër mediume, Kuzhe ka hyrë borxh në të gjitha anët, nga biznesmenët e ndryshëm, ish-lojtarët e menaxherët e deri të bankat. Një kohë ishte borxh dhjetëra miliona kuna.
Kuzhe 59-vjeçar aktualisht po drejton skuadrën kineze Tianjin Teda. Kombëtaren e Shqipërisë e drejtoi nga viti 2009 deri në vitin 2011.
Muaj më parë emri i Kuzhes u përmend në lidhje me trukimin e disa ndeshjeve të kombëtares së Shqipërisë. Akuzat u mohuan nga vetë Kuzhe e drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Edhe neve prisnim te na fuste kuzheja ne euro 2012 O nene nene,,,,,
Mendo se sa ndeshje ka shitur ky tipi me kombetaren shqiptare se bashku me bastardet e federates!
Ky palaco shiti ndeshjen tone me Bosnjen–
kushedi c’ka bere ky me ndeshjet e kombetares