Besart Berisha ka barazuar rekordin e golave të shënuar në një sezon në Australi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij të 19-të sezonal në fitoren 2-1 në transfertë të Brisbein ndaj Njukasëll Xhets, ndërsa ka humbur disa raste të tjera, duke goditur edhe shtyllën, për të thyer këtë rekord.
Futbollisti shqiptar është shfaqur i rrezikshëm që në minutat e para të takimit duke vënë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare dhe duke iu shmangur disa herë pozicionit jashtë loje për t’u shfaqur para portierit. Në një aksion të tillë, në minutën e 13-të ai ka arritur të dërgojë topin në rrjetë. Ndërsa pak minuta më vonë ka goditur edhe shtyllën me një aksion identik.
Berisha ka qenë protagonist në çdo aksion ofensiv, duke ndihmuar edhe shokët e skuadrës të dalin para porte, por pjesa tjetër e skuadrës duket se nuk është aq e saktë para katërkëndorit duke humbur raste të shumta për shënim. Pas barazimit të Njukasëll Xhets në fundin e pjesës së parë, takimi është zgjidhur falë një penalltie të minutave të fundit, të transformuar saktësisht nga Nikols.
Me këtë sukses, Brisbein mban vendin e dytë në renditje, me vetëm 2 pikë larg Mariners, ndërsa ka mbetur vetëm një javë nga sezoni i rregullt, para fillimit të fazës së play-off për titullin kampion. /lajmeshqip
mos na e permendni kete mbiemer te ndyre
Ky eshte vari teneqene dhe ka kete mbiemrin e ndyre. Tema ju lutem mos na e neverit me faqen e gazetes. Ky seshte lojtar qe ja vlen te permendet.
Mos beni komente idiote pashzotin, ky eshte sport. Sipas teje i bie ta fshijme edhe Ardian Alian se ka mbiemrin e Ramiz Alise, Fabio Hoxhen se ka mbiemrin e Enverit etj etj. Shaje Salen po deshe nuk ta ndalon kush po shaje aty ku duhet jo vend e pa vend. BESART Berisha ka bere nje sezon te jashtzakonshem sivjet duke e nderuar emrin e Shqiperise deri ne Australine e larget.