Pep Guardiola ka vlerësuar Marcelo Bielsan si “trajneri më i mirë në planet” dhe mendon se ecuria e ekipit të Atletik Bilbao në kampionat dhe sidomos në Europa League, është një “dhuratë” për të gjithë futbolldashësit.
Skuadra e drejtuar nga tekniku argjentinas tregoi një futboll spektakolar duke dominuar të dy ndeshjet kundër Mançester Junajtid dhe është kualifikuar me meritë mes 8 ekipeve më të mira në Europa League, ndërsa synon të fitojë një vend në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm nëpërmjet kampionatit spanjoll.
“Bielsa është aktualisht trajneri më i mirë në planet. Ne jemi me fat që e kemi në kampionatin spanjoll në mënyrë që të mësojmë prej tij. Kualifikimi i Atletik Bilbaos në çerekfinalet e Europa League është një dhuratë për lojën e futbollit”.
“E pranoj që po pres me padurim të konkurroj kundër tij në atë që do të jetë një finale fantastike e Kupës së Mbretit”, ishin elozhet e Guardiolës për teknikun argjentinas.
Më pas, ai ka komentuar edhe fjalët e Lionel Mesit, i cili e kishte quajtur njeriun më të rëndësishëm te Barcelona.
“Më duhet ta pranoj se ndjehem pak i turpëruar me lojtarët të cilët vazhdojnë të më shtyjnë drejt një rinovimi të kontratës. Mesi tha se jam më i rëndësishëm se ai te Barça? Mos e harroni që njerëzit vijnë në stadium për të parë Mesin e jo Pep Guardiolën”, ishte batuta e tij./lajmeshqip
Ku ka trainer si Sali Berishoviqi. I nxjerr ne sulm taktik ministrat e zagaret e vet si strategu me i mir ne bot.
http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/
Pa Mesin Barcelona nuk do te ishte YLLI i futbollit Boteror. Por pa Guardiolen Barcelona nuk do te bente LOLO te gjitha epipet e tjera dhe nuk do te shenonte nje epoke te re ne historine e futbollit modern. Sic e shenoi Ajaksi i Krojfit vite me pare. Me nje loje kolektive, me shume pasa ne te dy krahet dhe me nje teknike personale te lojtareve, qe terrbon dhe i ngre nervat kundershtarit. Thjesht pa Mesin dhe Guradiolen Barcelona do te ishte si nje ekip albanez futbolli dru me pre.
o cfar karit ky komentuesi me nick Edi Ramovici /ketu behet fjal per sport ky e livdh me Berishen hajde mish me dy sy hajde /c’fare nuk mban kjo bote kafshe injoranta e ku ta dije une
Shum i thjeshte dhe modest brravo