Leo Mesi, i pari edhe për pagën më të lartë në botë

20 Mars 2012, 11:37Sport TEMA

Revista prestigjioze France Football, ka bërë të ditur se Lionel Mesi është ngjitur më në fund në kreun e një renditje tjetër, atë të futbollistëve më të paguar në botë. Lojtari argjentinas ka lënë pas në këtë renditje kryesuesin historik të saj, anglezin Devid Bekam, ndërsa në vendin e tretë renditet portugezi i Real Madrid, Kristiano Ronaldo.

Sipas France Football, Mesi aktualisht përfiton 33 milionë euro në vit, ku 10.5 milionë janë rroga që përfiton nga Barcelona, 1.5 milionë euro janë bonuse nga ekipi katalanas, ndërsa 21 milionë euro vijnë nga reklamat dhe kontrata të tjera.

Mesfushori Bekam, i cili rinovoi kontratën e tij te LA Galaksi në SHBA, përfton 31.5 milionë euro, kryesisht falë 26 milionë eurove që merr nga reklamat dhe të drejtat e imazhit.

Kristiano Ronaldo ndërkohë, fiton 29.2 milionë euro, nga të cilat 13 milionë euro janë rroga që merr te madrilenët dhe 15.5 milionë euro janë përfitime që vijnë nga reklamat apo të drejtat e imazhit.

Revista franceze bën të ditur se trajneri i Kristiano Ronaldos te Real Madrid, Zhoze Murinjo, është trajneri më i paguar në botë, me 14.8 milionë euro në vit, i ndjekur nga tekniku i PSZH, Karlo Ançeloti që merr 13.5 milionë euro.

Ja 20 lojtarët më të paguar në botë (në euro)

Leo Messi (Barcellona) 33 mln

David Beckham (L.A. Galaxy) 31,5 mln

Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 29,2 mln

Samuel Eto’o (Anzi) 23,3 mln

Wayne Rooney (Manchester U.) 20,6 mln

Sergio Aguero (Manchester C.) 18,8 mln

Yaya Tourè (Manchester C.) 17,6 mln

Fernando Torres (Chelsea) 16,7 mln

Kakà (Real Madrid) 15,5 mln

Philip Lahm (Bayer M.) 14,3 mln

Zlatan Ibrahimovic (Milan) 14 mln

Bastian Schweinsteiger (Bayern M.) 13,9 mln

Neyman (Santos) 13,8 mln

Nicolas Anelka (Shanghai Shenhua) 13 mln

Frank Lampard (Chelsea) 12,9 mln

David Silva (Manchester C.) 12,8 mln

Didier Drogba (Chelsea) 12,6 mln

Dario Conca (Guangzhou) 12,5 mln

Gianluigi Buffon (Juventus) 11,7 mln

Frank Ribery (Bayer M.) 11,6

10 trajnerët më të paguar

Josè Mourinho (Real Madrid) 14,8 mln

Carlo Ancelotti (Psg) 13,5 mln

Pep Guardiola (Barcellona) 9,5 mln

Arsene Wenger (Arsenal) 9 mln

Guus Hiddink (Anzi) 8,6 mln

Fabio Capello 8,5 mln

Alex Ferguson (Manchester U.) 8 mln

Dick Advoocat (Ct Russia) 7 mln

Josè Antonio Camacho (Ct Cina) 6,1 mln

Roberto Mancini (Manchester C.) 5,9 mln

3 komente në “Leo Mesi, i pari edhe për pagën më të lartë në botë”

  1. gjimi says:

    kurse ne shqiperi me i paguari eshte armando duka shume e te cilit nuk mund ta bejme te ditur pasi ajo po rritet dita-dites.

    1. biznesmeni says:

      Mesi, kaloi parate te ti punoje bode se i ke te sigurta ?
      http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/

  2. Argita_B says:

    Messi ishte lojtari qe fitonte me teper para ne bote dhe vitin qe kaloj, pra informacioni me siperm nuk eshte i sakte!
    Nuk kushton asgje per nje gazetar te verifikoje ato qe shkruan, jemi ne epoken e internetit !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje