Flamurtari, fitore dhe kualifikim në Shkodër

21 Mars 2012, 18:21Sport TEMA

Vllaznia humbi “finalen” dhe shpresën e fundit për të shpëtur këtë sezon, pasi një gol i Pero Pejiç në mesin e pjesës së dytë groposi shanset e vendasve për të fituar një biletë europiane nëpërmjet kupës.

Vlonjatët e Shkëlqim Muçës, që vinin në këtë ndeshje me dy rezultate në xhep, treguan një lojë superiore dhe siguruan një vend të merituar midis katër më të mirëve. Për ekipin e Rudi Vatës, tashmë deri në fund të sezonit, objektiv i vetëm mbetet sigurimi i një vendi të respektueshëm në kampionat.

Në ndeshjen e zhvilluar në Peqin, atë midis Skëndërbeut dhe Laçit, nuk pati asnjë surprizë dhe korçarët arritën një fitore minimale, nëpërmjet golit të realizuar nga Kërçiku. Flamurtari dhe Skëndërbeu mbyllin kështu të dy grupin me pikë të barabarta, por vlonjatët kryesojnë, për shkak të rezultatit më të mirë në ndeshjet direkte.

Në ndeshjet e grupit tjetër, është konfirmuar kalimi për Kastriotin, që mposhti Tiranën, fituese në fuqi, e kualifikuar me një javë avancë. Golat e Sefës dhe Inkangos ishin ata që bënë diferencën (Ferraj shkurtoi në minutat shtesë)

Fitorja e krutanëve zhvlerësoi suksesin e Bylisit, që nga ana e tij, nuk u vendos asnjëherë në vështirësi përballë një Kamze të eliminuar që më parë, duke fituar 5-1 në Ballsh

4 komente në “Flamurtari, fitore dhe kualifikim në Shkodër”

  1. elinor says:

    Bravo Flamurtari! Dy kroate i keni ne ekip, blini edhe nja 3-4 serb tani dhe jeni ne rregull…shqiptaret luajne jashte, te huajt luajne ne Shqiperi!!

    1. Gusmari says:

      Po ca problemi ka o elinor?! Ke gjigande futbolli qe blejne afrikane e ne s’po blejme ballkanas.
      Ne kemi ble nuse serbe per kryeministrin e nuk po blekemi lojtare ?

      http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

  2. raimondi says:

    SHkelqim Muca eshte Inteligjent — Bravo Vlora !

  3. vlora 1 says:

    elinor kroatet ndryshojne nga serbet po aq sa ndryshon ti nga majmuni prandaj mos i ngatero gjerat dhe behu njeri punetor dhe i mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje