Lionel Mesi është zyrtarisht futbollisti që ka shënuar më shumë gola me fanellën e Barcelonës. Argjentinasi, me tre golat e shënuar kundër Granadas ka arritur kuotën e 234 golave me fanellën e katalanasve, për të hyrë në histori duke kaluar legjendën Sezar, ndonëse është vetëm 24 vjeç.
Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, të gjithë kthejnë sytë nga Mesi i cili nuk zhgënjen duke shënuar fillimisht golin e avantazhit 3-2, duke qenë protagonist në golin e rezultatit 4-2 të shënuar nga Tejo e më pas duke shënuar golin e 5-të për skuadrën e tij.
Goli i dytë personal i Sikieras në minutën e fundit që çon rezultatin në 5-3, nuk prish festën e Lionel Mesit që tashmë shkruan emrin e tij për të disatën herë në librin e rekordeve dhe ndihmon Barcelonën t’i bëjë presion Realit të Madridit, duke çuar në vetëm 5 pikë diferencën nga madrilenët.
Për më tepër me tre golat e tij, Mesi ka kaluar në renditjen e golashënuesve më të mirë Kristiano Ronaldon, duke qenë tashmë në kuotën e 34 golave, dy më shumë se portugezi i madrilenëve.
jezu krishti futbollit – messia