Legjenda e futbollit portugez, Eusebio, ka pranuar në një intervistë të dhënë për “Radio Caracol Colombia” se Kristiano Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në botë. “Ronaldo është lojtar i një niveli shumë të lartë por ai nuk është më i miri në botë aktualisht. Më i miri është Mesi, një lojtar që ka shumë më tepër prestigj në arenën ndërkombëtare”.
“Pantera e zezë” më pas ka treguar se nuk mund të bëjë krahasime mes brezave dhe për këtë arsye nuk mund të zgjidhte më të mirin mes CR7 dhe Luis Figos, një prej futbollistëve të tij të preferuar. Ndërkohë, duke folur për futbollin kolumbian, ai ka përdorur superlativa për sulmuesin e Atletiko Madrid, Radamel Falkao.
“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Sipas mendimit tim, është më i madhi i të gjithë futbollistëve kolumbianë që aktivizohen në Evropë”, tha ai.
Eusebio analizoi edhe mundësitë e Portugalisë për të fituar Euro 2012. “Kemi një kombëtare të mirë, me lojtarë të mirë të cilët luajnë në ekipe të forta jashtë Portugalisë si Kristiano Ronaldo te Real Madrid dhe Nani te Mançester Junajtid. Portugalia ka eksperiencë dhe mund të bëjë çudinë, por nuk them se mund të shpallet Kampione Evrope”, tha ai.
sigurisht qe ka te drejte
hahahaaaaaaaaaaaaaaa