Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, mezi gjen fjalë të reja për ta përshkruar lojën e mahnitshme që bën Lionel Messi.
Messi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit katalanas, pas tripletës së mbrëmshme në fitoren 5-3 ndaj Granadas.
“Kam thënë gjithçka për Messin, çfarë të them tjetër?”.
“Ai jo vetëm që shënon gola, por shënon gola të shkëlqyer. Secili gol është më i mirë se tjetri. Në moshën 24-vjeçare ai ka shënuar 234 gola. Ne po shohim më të mirën në çdo aspekt. Ai mund të bëjë gjithçka ”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp.
“A është Messi ekuivalent me Michael Jordan? Në sportin tonë, po. Jordan dominoi në sportin e tij dhe Leo po ashtu. Ka vetëm disa lojtarë në histori të cilët dominojnë lojën e tyre. ”
“Unë? Mendoj se jam Phil Jackson!”, ka shtuar spanjolli.
me i madhi i te gjitha koheve,madje qe kur eshte shpikur loja qe quet fudbooll.njer ne 100 vjet del nje si mesi
lojtari ma i mir ne historin e futbollit po edhe njeri i mir dhe modest barvo messi fmijet messin duhet me pas idhull