Mërgim Mavraj është bërë pishman që refuzoi Kombëtaren shqiptare, dy herë gjatë viteve të kaluara dhe është gati të bëjë gjithccka që të ketë një shans të tretë. Mbrojtësi 24 vjeccar është justifikuar se e ka marrë këtë vendim në një moshë të re, në një kohë që ishte i papjekur dhe se ishte këshilluar gabimisht nga njerëzit pranë tij. Futbollisti e tha qartë dje se ndihet i gatshëm për të luajtur për Kuqezinjtë, dhe ai dëshiron që të marrë një ftesë nga trajneri i ri Xhani De Biazi.
Kështu, Mërgim Mavraj nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare. Edhe pse i refuzoi kuqezinjtë disa vite më parë, mbrojtësi kosovar beson se në të ardhmen do ta veshë fanellën e Shqipërisë.
24 vjeçari ishte pjesë e ekipit U-21 të Gjermanisë dhe shpresonte të kalonte në ekipin A të këtij vendi, kështu që kishte vendosur t’i thoshte ‘JO’ Shqipërisë. Më pas shqiptarët e kanë konsideruar atë tradhtar.
Në fund ai mbeti duarthatë, pasi Gjermania nuk i bëri ftesë për ekipin A. Por, tani futbollisti i Greuther Furth është bërë pishman që dikur e refuzoi ekipin kuqezi dhe tani i ka kthyer sytë kah Shqipëria.
“Tani ndihem në fazën e lojtarit lider dhe jam i gatshëm të luaj për Kombëtaren. Në fakt, më parë i referohesha ekipit kombëtar të Gjermanisë. Por, tani vendimi im është i prerë: dëshiroj të luaj për vendin tim, Shqipërinë. Ekzistojnë edhe disa probleme të vogla, të cilat duhet t’i sqaroj me Federatën, ndërsa më pas mund të filloj të luaj për kuqezinjtë”, deklaroi Mavraj në një intervistë për faqen spox.com.
Mavraj ka treguar në detaje edhe për periudhën kur e kishte refuzuar Shqipërinë. Ai u justifikua me faktin se është këshilluar nga të tjerët që t’i marrë ato vendime.
“Si futbollist i ri, unë isha rrethuar nga shumë njerëz, të cilët më jepnin këshilla pa menduar shumë se cila ishte zgjedhja më e mirë për mua. Unë isha i ngazëllyer nga shumë gjëra. Fakti i parë ishte se luaja për U-21 së bashku me lojtarë si Boateng, Denis Aogo e Andreas Bek dhe i dyti, sepse më ishin hapur shumë perspektiva”, theksoi ai.
“Pasi e refuzova Shqipërinë, ma morën për të keq këtë fakt pasi unë u kisha fjalën dhe nuk e mbajta. Ata nuk e kanë harruar këtë. Për këtë arsye kam dhënë shumë intervista dhe kam thënë se jam i gatshëm të përballem me kritikat. Kjo i takon fazës kur njeriu fillon të piqet”, shtoi mbrojtësi shtatlartë.
Mavraj ka kujtuar në këtë intervistë edhe momentet e vështira që kaloi në periudhën e fundit në Bohum dhe pohon se që nga transferimi i tij te Greuther Furth, kanë ndryshuar gjërat për të mirë. Ky klub është aktualisht kryesues i Bundesligës 2 dhe sipas të gjitha gjasave do të luajë vitin e ardhshëm në Bundesligën e parë. Mavraj megjithatë e ka rënduar pozicionin e tij me FSHF-në duke deklaruar publikisht se kthente mbrapsht pashaportën e Shqipërisë. Topi në “fushën” e FSHF-së dhe trajnerit De Biazi./ Sport Ekspres
Ecni mor aty se eshte ne te mire te kombetares te kete nje lojtar si ky. Lerini budalleqet me heronj e tradhetare.
Mavraj kerkon falje. Do te ishte njerezore qe te falej dhe ti jepej nje shanc i dyte. Shpresoj qe Duka te jete aq burre sa ta fale,megjithese e drejta ne kete rrast qendron ne anen e tij. Njerezit bejne gabime ne jete dhe kur je i ri gabimet jane me te shpeshta e ndonjehere te kushtueshme.
Gabime bejn sigurisht, dhe te falesh eshte fisnikeri, problemi qendron se ai kerkon te luaj me kombatren shqiptare ne nje moment qe luan ne kategorine e dyte te kampionatit gjerman, dhe nuk ka me asnje shprese te luaj me kombtaren gjermane!
Pa dashur te gjykoj qellimin e tij, per mua eshte me teper oportunizem se sa patriotizem.
te iki te pirdhet tashi se pranovi gjemania ne kombetare dhe u kthye kete pse car eshte kombetarja qe ky e paska refuzuar.
Akoma me absurdin e krenarise kombetare duke u nisur nga futbolli? po c eshte futbolli ne fund te fundit? NJe loje argetuese ku te pakten 80% e botes as qe duan te dine per te. E pse duhet te jete kaq domethenes nje loje per krenarine kombetare. E uuu ka gjera te tjera qe mund te mburen kombet. Mos valle Gjermania apo Angli jane kombe krenare se kane futboll te madh? Vetem banoret e vendeve te prapambetur kujtojne se po pate futboll te zhvilluar dhe je superior ndaj kombeve te tjere, apo anasjelltas. Kina fjala bie apo India qe nuk kane futboll te zhvilluar duhet te jene kokeulur ndaj p.sh.Uruguajt. Keshtu?
po pse te mos ta pranojne ne kombetare sepse e paska refuzuar dy here,merrni shembullin e besart berishes se kur nuk kishin nevoje per te nuk e thirren ne kombetare,tani qe ai po shkelqen ne kampionatin austrialian tani po e lusin qe ai te loze per kombetaren.
Eshte e vertete se ai ka pretenduar te luaje me kombetaren gjermane e ka rrefuzuar ate shqiptare,por nuk eshte e lehte te zesh vend ne kombetaren gjermane pastaj si mund te luaje me kombetaren gjermane nje lojtar qe luan ne categorine e dyte ne gjermani ,megjithate ne qoftese eshte lojtare i mire perse te mos luaje , eshte normale qe njerezit pretendojne per sa me lart nuk arrijne kthehen por ne qoftese ka thene se refuzon pashaporten shqiptare nuk ka bere mire pasi po qe se nuk ndjehet shqiptare asgje tjeter nuk mund te jete,gjaku ka me shume vlere se sa nje cope leter.
Mavraj pasi qe pranon gabimin edhe mund ti falet megjithate mendoj se nuk ka vend sepse kemi nje kombetare shume te fort ku konkurenca eshte jashtzakonisht e madhe
Kure te vine mente nuk ti hane as qente…
Nese e meriton te luaje ,pse jo?Mendoi gabim ne ate kohe dhe tani eshte bere pishman.C’te keqe ka ketu?Ne fund te fundit ai nuk eshte shkencetar,eshte thjesht nje futbollist dhe nuk duhet te biem ne nivelin e inatit te njohur “shqiptar”
ç’jane keto budallalleqe,ç’mosh ka,sot 24 vjeç,sa ka qene kur refuzoi kombetaren….sa gabime bejne rinia..ai e ndien veten shqipetar,ne se kemi ate lluks ti kemi me shumice talentet..aq me teper kerkon falje…Po ç’ti besh kemi president nje qe s’ka loze kurre futboll e se njeh hiç ate.E shehe futbollin si mjet fitimi,se njeh fare….vetem per biznes…shih si vepron me skenderbeun ku ka aksione…ec e ta gjykoi ai me pastaj futbollin…mjer ne qe e ndjekim futbollin e e njohim………..
Edhe une keshtu do veproja. Te luash me kombetaren gjermane, eshte reklama me e mire qe mund t’i behet emrit shqiptar. Tani qe nuk e therriten, ormale qe vjen te luaj me Shqiperine.
Ta them te drejten u habita me komentet… Bravo vellezer..
Te gjithe gabojme, pra vjen koha qe duhet falur.
Jam krenar qe jam Shqipëtar.
po kush po ju vet juve mor burr ,pse mos ka komtarja shiptare lojtar ma te mire se Mergimi a ,bravo qe je kthyer
Po ne te semes shkofte. Tani qe e refuzuan gjermanet do qe te hyje ne ndeshjet nderkombetare me ate te Shqiperise. Kesaj i thone “patriotizm”. Po me ket karakter qe paska imagjino se cfare karakteri do tregoje ne loje. Kur je legen ne jete ashtu do jesh edhe ne loje. Lojtar legen. Me mire nje lojtar me karakter nga kampionati shqiptar se nje lojtar pa seder nga kampionati gjerman.
Replike me Alket.
Te mos kishte seder,nuk do kishte kurajo te kerkonte ndjese.Nuk eshte keq te falesh..perkundrazi…tung.
Do ta kerkojme Vloren,,,,gjeneral,,,,,,por nuk do ta gjejme me kurre. Mergim Mavraj paska kuptuar qe eshte shqiptar dhe si i tille nuk duhet te kishte refuzuar ftesen e kombetares!!!!. ky “pendim” nuk i erdhi dhe aq shume nga pjekja qe sjell mosha por nga fakti qe askush ne Gjermani nuk i hodhi nje kocke per tu lepire ose thene me shqip,,,,nuk i dha nje ftese per perfaqesuesen gjermane. “Gojet e keqija” do te thonin qe, po ha sorren kur nuk kam pulen.
FSHF me Duken ne krye,,si organ me “kompetence te larte profesionale dhe morale”, do te dijne ti kthejne nje pergjigje pozitive edhe ketij “te penduari”. Perfaqesuesi i FSHF, fundjaven qe shkoi, shkyu ne nje stadium te vendit, pa ndrojtje flamurin kombetar, si te ishte nje lecke pa vlere. “Shqiptare” te tille ka ky vend boll. Nese atyre iu bashkohet edhe nje me teper si Mergim Mavraj,,,,,nuk behet hataja.