Trezeguet: Messi, pengesa më e madhe e Mourinhos

23 Mars 2012, 15:09Sport TEMA

David Trezeguet nuk ka dyshime se Jose Mourinho do të kishte fituar 10 herë më shumë trofe po të mos kishte qenë Lionel Messi te Barcelona.

“Nëse Messi nuk do të kishte qenë në klub, Mourinho do të kishte fituar 10 herë më shumë trofe se sa ka fituar tani”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. Ai e merr topin dhe shkon një me një me portierin gjashtë ose shtatë herë në çdo ndeshje – ai është më i jashtëzakonshmi në mesin e dhjetë lojtarëve të jashtëzakonshëm”.

“Barcelona po shkëlqen, ndërsa Madridi, një prej skuadrave më të mira në botë, ende po vazhdon të qëndrojë në terr”, ka thënë francezi gjatë një interviste për Tyc Sports.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje