Abramoviç i çmendur pas Guardiolës, i ofron 40 milionë euro

23 Mars 2012, 13:01Sport TEMA

Pep Guardiola është duke e shtyrë rinovimin e tij me Barcelonën dhe për këtë arsye, pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, do të përpiqet që të bëjë gjithçka për ta marrë atë tek Çelsi.

Siç bën me dije The Sun, manjati rusi është i fiksuar pas teknikut spanjoll dhe është i gatshëm që t’i ofrojë një kontratë katër vjeçare, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, plus 2 milionë bonuse.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Guardiola, që ka lënë të kuptohet se do të rinovojë sërish me Barcelonën.

3 komente në “Abramoviç i çmendur pas Guardiolës, i ofron 40 milionë euro”

  1. aqifi says:

    Guardiola nuk iken nga Barcelona. Guardiola eshte Guardiola vetem ne saje te Barcelones. Ne cdo ekip tjeter do te ishte nje trajner si shume te tjere. I mire ndoshta, por jo ne 10 trajneret me te mire te botes. Guardiola do te rinovoje serisht me Barcen…

  2. test says:

    atehere nuk qenka trajner i zoti…
    ai qe eshte i zoti fiton ne cdo kampionat …
    mourinho e ka treguar qe fiton ne cdo kampionat dhe me ekipe te ndryshme ka fituar champions…
    presim te tregoje se cdo beje Pep..

  3. pinku79 says:

    Na e hoqet trurin me Mourinjon,atij i pelqen nje futboll dhunshem qe nuk i pelqen asnje njeriu,.ngeli duke qare dhe na e shpifi komplet,. ai vetem te Porto beri dicka qe mund te flasesh,kur te njejten gje qe beri Villas Boas po e hoqen menjehere mbas disa ndeshjeve te Celsi,.,.kur iku te Celsi Mourinjo bleu lojtare per 200 milione euro,.te njejten gje beri te Interi duke blere 10 nga 11 lojtaret e formacionit,..qe i kushtuan interit 240 milione,..te Reali qe ne 2009 kishte bere blerje per 200 milione per 2 lojtare (kaka dhe ronaldo)i u shtuan edhe 10 blerje te mouirinjos,….po sikur mouirinjo te jete trajner i Lecces a do ishte kaq i madh;:???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje