Mediat: Besart Berisha, Messi e Ronaldo i Australisë

23 Mars 2012, 13:40Sport TEMA

Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në futbollin australian. Sulmuesi kosovar ka realizuar 19 gola këtë sezon dhe mediat australiane kanë filluar ta krahasojnë me futbollistët më të mirë në botë.

“Sulmuesi i Brisbane Roar është ekuivalent me Leo Messin apo Cristiano Ronaldon. Ai është ylli i A-League”, shkruan ueb faqja aussportsbetting.com.

Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për sezonin e Berishës me shokë. Skuadra e tij, Brisbane gjendet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se kryesuesi Central Coast Mariners.

Nëse Roar shënon fitore ndaj Gold Coast United dhe Mariners dështojnë ta mposhtin Wellingtonin, atëherë sulmuesi kosovar me shokë do ta festojnë titullin e kampionit. Po ashtu ish futbollisti i Hamburgut dhe i Rosenborgut mund ta ketë një festë të dyfishtë nëse shënon gol, me ç′rast do të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të A-League për një sezon.

Ditë më parë trajneri i Brisbane, Ange Postecoglou, e kishte konsideruar ish përfaqësuesin shqiptar si futbollistin më të mirë në Australi këtë sezon.

6 komente në “Mediat: Besart Berisha, Messi e Ronaldo i Australisë”

  1. gjimi says:

    me vjen zakonishte mire qe besarti po shkelqen dhe do te ja uroja me gjithe zemer qe te shenoje edhe golin nr 20 qe te hyje ne histori dhe skuadra e tij te dale kampione e kampionatit austrialiane.

  2. haskoduka says:

    Urime nga zemra Besart, vetem te lutemi ndryshoni mbiemrin se na vjen ndot kur e shqiptojme.

  3. sali trapi says:

    po ky berisha,kur qenka kaq i mire pse luan mbrapa botes ne australi,apo ne europe si plasi b…tha njeriu per te.

    1. Argita_B says:

      Bota eshte e rrumbullaket dhe nuk e ka qendren ne Evrope..te njeten gje mund te thone dhe ata per ne, qe jemi mbrapa botes..
      Trajneri i ti nuk po thote eshte lojtari me i mire ne bote, po lojtari me i mire ne kampionatin australian, keshtu qe ska gje shokuese ketu!

  4. england says:

    19 gola jane me te vertete nje shifer qe kushdo nga futbollistet do donte ta realizonte!kjo eshte nje paraqitje mbreselenese per nje shqiptar,por te shohesh ndeshjet e ketij kampionati,te duket vetja sikur je ne nje ndeshje lagjesh midis Kombinatit dhe Laprakes!
    niveli i lojes eshte poshte mesateres,kam pas fatin te ndjek disa nga ndeshjet(jo live)dhe kam krijuar pershtypjen se ne Australi mund te luash edhe duke mos qene profesionist!shikoni nje ndeshje dhe do bindeni per keto qe po shkruaj,e megjithate bravo Besart…

  5. Horri i bulevardit says:

    Vallaj e kena pas njonin ne lagje qe lujte futboll,te djelen paradite Taqo e kishte emrin, nga shkolla bashkume, si maradona ishte, por lujte me lagjet slujte me ekipet e mdhoja, prandaj edhe ky Besarti, mund te jet i mir, por i miri provohet te Europe, jo ne australi.
    Kur tvi ktu ne Europ
    edhe un do tjem shum i knoq po te jet me i mir se Mesi e Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje