Juventinët janë ende të elektrizuar nga sfida e së martës, por ai që ia ka prerë entuziazmin ka qenë trajneri Antonio Konte. Kur disa prej lojtarëve i janë drejtuar atij me batuta, ai me një fytyrë të ashpër ka vënë në heshtje të gjithë grupin.
“Çfarë keni që qeshni, çfarë janë të gjitha këto fytyra të lumtura? Mos kemi fituar gjë? Unë nuk jam tipi që kënaqem me arritjen në finale, as me vendin e dytë, prandaj bëni mirë të filloni ta zhdukni këtë buzëqeshje nga fytyra, nëse nuk kërkoni që t′u digjet edhe kjo ditë pushimi.
Ju dua të qeshur në fund të sezonit, pasi të kemi arritur objektivat tona, sepse kështu mund të qesh edhe unë së bashku me ju. Harrojeni Milanin dhe filloni të mendoni mirë për Interin dhe ndeshjet e tjera të vështira që na presin brenda 20 ditëve”, u ka theksuar Konte futbollistëve të tij në fushën e stërvitjes, buzë së cilës ishin edhe disa gazetarë të ndryshëm, të cilëve nuk u është lejuar t’u marrin një reagim juventinëve.
Ndonëse lojtarët janë shpërndarë menjëherë në makinat e tyre pas ′shuplakës′ së Kontes, ky i fundit ka qëndruar në ′Vinovo′ së bashku me këshilltarin e presidentit Anjeli, Pavel Nedved dhe ndihmësit e tij, duke diskutuar për ndeshjen me Interin.
Mesa duket, kjo sfidë e tremb më shumë seç duhet trajnerin e Juves, sepse Interi është në krizë, por në Torino do të vijë më agresiv se kurrë, prandaj Konte ka nisur ta studiojë siç duhet supersfidën e të dielës.
Boll ke vendin e dyte, behu gati per sezonin tjeter
Ky eshte nje reagim prej defiçenti !
Qe ka reaguar keq e the, tani tregoji edhe reagimin e duhur, se ketu edhe marangozi e di se si behet ministri, hajduti e di si behet drejtori, fshatari e di me mire se si behet politika e jashtme, prndaj edhe po shkelqejme si komb.