Aguero: Reali? Jo faleminderit!

24 Mars 2012, 14:42Sport TEMA

Reali i Madridit është interesuar për të blerë gjatë verës Serxho Agueron nga Mançester Siti, por sulmuesi argjentinas duket se nuk ka ndër mend të lëvizë nga klubi anglez, të cilit iu bashkua për shumën rekord 35 milionë paund gjatë merkatos së verës.

Lojtari ka patur një sezon të shkëlqyer me 24 gola të shënuar deri tani, ndërsa mendon se do të qëndrojë për një kohë të gjatë te kjo skuadër e cila lufton për tituj.

“Asnjë nga historitë për Real Madrid nuk kanë dalë nga unë dhe tifozët duhet të jenë të qetë se unë jam i lumtur këtu. Objektivi kryesor është të fitojmë titullin këtë sezon, pastaj unë dua që të qëndroj sa më gjatë këtu. Ja shumë i lumtur në këtë skuadër dhe tani nuk më mbetet gjë tjetër veç të shpërblej këtë besim që më është dhënë në fushën e lojës”.

Sipas tij, ndihma më e madhe në luftën për titull do t’i vijë skuadrës nga eksperienca e Karlos Tevez, i cli mund të jetë lojtari më i rëndësishëm në këtë pikë të sezonit.

“Ne të gjithë e dimë se ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Me 9 ndeshje që na kanë mbetur këtë sezon, ai mund të shtojë cilësinë në anën tonë. Nuk kam patur mundësinë të luaj shumë me të për shkak të asaj që ndodhi, por besoj se do të jetë një ndihmë e madhe për repartin e sulmit”.

1 komente në “Aguero: Reali? Jo faleminderit!”

  1. Dildo per te tere says:

    Do shkoj une me Realin, se aty luan Lass Diarra!
    http://imageshack.us/photo/my-images/33/pridegayalbania28nentor.jpg/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje