Elite Round/ Shqipëri U-17 humbet 0-3 me Serbinë

24 Mars 2012, 18:18Sport TEMA

Shqipëria U-17 ka humbur sot shansin e fundit për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm në kampionatin evropian të kësaj moshe.

Kuqezinjtë e vegjël janë mundur 3-0 nga moshatarët e tyre serbë.

Duhet theksuar se që nga minuta e 22 e pjesës së parë, djemtë tanë kanë luajtur me 10 vetë pasi Sinani është larguar me kartonin e kuq.

10 minuta pas këtij momenti Simic do të kalonte Serbinë në avantazh dhe me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.

Në të dytën, Mustedanagic u mundua të ndryshonte lojën me disa zëvendësime, porse në minutën e 58 Veljkovic do të dyfishonte shifrat dhe do ta bënte të pamundur një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

Në të 67-n, do të vinte edhe goli i tretë i serbëve me anë të Jankovic.

Me këtë humbje, përfaqësuesja U-17 i thotë lamtumirë ëndrrës së kualifikimit për në Europianin e kësaj moshe, pavarësisht se ka edhe një ndeshje për të luajtur në Grupin 5, atë ndaj Irlandës.

3 komente në “Elite Round/ Shqipëri U-17 humbet 0-3 me Serbinë”

  1. raimondi says:

    Kur loz me nje lojtar me pak, ai trajneri jone duhej te fuqizonte mbrojtjen , dhe te bente ndonje kundersulm tek tuk…

    Megjtihse trajneri ka qene ne nje shtet me serbet dikur …….

  2. perseri disfate dhe asgje pozitive ne krahasim me te tjeret ! me veten po, mund te kemi mundesi te matemi, dhe te falenderojme Z.DUKA qe po permiresohemi ne vendnumero !!!!

  3. DHELPRA says:

    EJJ PO EDHE ME 11 SKAN PAS TE FITU AMON, ME KTO DO MERENA NE…
    SI AI KUZHE-JA BIXHOZXHIU, I KISHIN SEKUESTRU SHPIN NE KROACI SI MOS TI SHISTE NDESHJET AI ROP… SI ME FRANCEN ME BOSNJEN ETJ..

    KUR TE IKI DIKTATURA NE PUSHTET, DO RIVOLUCIONOHET EDHE FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje