Një 13-vjeçar është qëlluar për vdekje në Port Said të Egjiptit, gjatë një proteste të dhunshme që shpërtheu pasi skuadra e futbollit e qytetit u pezullua, bëjnë të ditur mediat shtetërore lokale. Sipas tyre dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, kur qindra fansa të klubit Al Masry u përleshën me policinë. Al Masry, një nga ekipet kryesore të Egjiptit, është pezulluar për dy vjet pas akteve të dhunës të regjistruara në stadiumin e tij në shkurt, ku humbën jetën të paktën 74 persona. Një hetim penal i hapur nga autoritetet në atë kohë është ende në vazhdim e sipër. Pezullimi i klubit do të thotë se ai nuk do të marrë pjesë në garat sportive deri në fund të vitit të ardhshëm. Qindra fansa të Al Masry, të inatosur me vendimin, morën rrugët e qytetit Port Said të premten mbrëma, për të protestuar përpara selisë së qeverisë. Forcat e sigurisë qëlluan në ajër në përpjekje për të shpërndarë turmën. Gazeta zyrtare “Al Ahram” thotë se djali 13-vjeçar vdiq në spital pasi ishte qëlluar në kurriz, ndërkohë që shumë persona të tjerë u plagosën kur ushtria u përpoq t`i pengonte të arrinin Kanalin e Suezit. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon një burim mjekësor që thotë se dy persona të tjerë po mjekohen për plagë të rënda të shkaktuara nga armët e zjarrit. Dhuna e muajit shkurt shpërtheu në stadiumin Al Masry pas një ndeshjeje kundër ekipit të Kairos, Al Ahly.
Futbolli duhet ndalu me ligj sipas udhezimeve te talebaneve, pytni net-in po nuk besuat
ai lloj populli me kete lloj feje po nuk pati ndonje monark apo sulltan ne krye vetem anarki do prodhoje,sepse kjo lloj feje nuk e njef dhe nuk e pranon demokracine ,ne asnje vend te botes me kete fe nuk ka demokraci po gjetet ndonje ma tregoni dhe mua.rrjedhimisht dhe Shqiperia e mbizotruar nga muslim brothers kurren e kures nuk do kete demokraci,sado te mundohen nuk i le geni tartaromongol qe te hapin syte,dhe gjithmone shqiptaret dhe boshnjaket do jene mbrapa liste ne Evrope,do zoti dhe e kam gabim kete mendim.
“Vlla me azeret”! Une kam qene disa here ne kete vend, dhe lidhur me konstatimin tend se keta prodhojne anarki nese nuk kane dike te forte ne krye ke deri diku te drejte, sepse ne kohen e Mubarakut keta kane qene edhe me te trembur se shqiptaret ne kohen e Enverit( konstatimi im personal ky sidoqofte).
Por me teper se ceshtje feje (10% e popullsise ne Egjypt eshte e krishtere) eshte ceshtje kulture.
Ve re me keqardhje (dhe nuk kam asnje interes qe te marr persiper mbrojtjen e islamit si fe) qe ne pergjithsi ka nje keqkuptim te madh mes nesh lidhur me kulturen e ketyre vendeve, menyren e jeteses dhe fese qe ata kane.
Sipas meje problemi me i madh eshte interpretimi i gabuar qe ata i bejne fese se tyre.
P.SH. Nje arab eshte normale qe te mbaj shall e te mbuloj fytyren se ndryshe rera e shkretetires te hyn kudo por kjo nuk mund te jete dogme qe duhet zbatuar me kusht nga cdo besimtar ne nje vend tjeter.(apo mjekrra e pantallonat mbi kavilje, apo alkooli e mishi i derrit)
U zgjata pak dhe mbase dola jashte teme por besoj se problemi me i madh nuk eshte se si quhet zoti qe i besojme por sesi interpretojme besimin tone ne te.
Duan te vrasin njri-tjeterin, le ta bejne kete. Bota nuk ka kohe te merret me vendet islamike qe besojne tek dhuna e krimi, nuk me dhimbsen keto qe deshirojne te vrasin njeri-tjeterin.