Erotokritov, një tregtar armësh kundër Realit

26 Mars 2012, 11:25Sport TEMA

Pivos Erotokritov, presidenti i APOEL të Qipros po bëhet gati që të përjetojë një nga netët më të bukura të jetës së tij, pasi ekipi i tij do të përballet me Real Madrid në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Një tregtar armësh në jetën e përditshme, ai ka zbuluar se ka vënë rregulla strikte në klubin ku drejton, për ta nxjerrë nga ujërat e turbullta ku notonte deri disa vite më parë dhe për ta kthyer në një ekip që luan çdo vit për trofe dhe në Kupat e Evropës.

“Kemi shpenzuar shumë në vitet 2009 dhe 2010, por vendosëm të mos shpenzonim për blerje edhe pse hymë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve”.

“Unë preferova që  klubi të mos hynte në borxhe të panevojshme. Buxheti jonë aktual është 9 milionë euro në vit, më pak sesa merr rrogë Kristiano Ronaldo, ndërsa dy lojtarët më të mirë marrin nga 400 mijë euro në vit. Pjesa tjetër e futbollistëve marrin mesatarisht nga 250 mijë euro. Të ardhura të tjera janë bonuse për golat dhe përqindje nga ajo që fitojmë në Ligën e Kampioneve, një formë socializmi”.

“Këtë vit nga turneu kemi fituar 22 milionë euro, por nuk do t’i shpenzojmë si të çmendur. Jemi një vend i vogël dhe nuk i sigurojmë dot 9 milionë eurot që shpenzojmë çdo vit. Nëse shpenzojmë para në mënyrë të panevojshme dhe për 2 sezone nuk luajmë me sukses në Ligën e Kampioneve apo Europa League, atëherë do të përfundojmë në faliment. Sa për informacion, paratë që fitojmë ne nga e drejta televizive janë më pak se ajo që fitohet në kategorinë e dytë në Spanjë apo Angli. E megjithatë, në fushën tonë do të mundohemi të fitojmë ndaj Realit”, ka qenë premtimi i Erotokritov par gazetën spanjolle “As”.

3 komente në “Erotokritov, një tregtar armësh kundër Realit”

  1. Eri says:

    Bravo, qendro me kembe ne toke.

  2. Kalciani. says:

    Filo rus,por realist!Mbase i merr ndonje rezultat pozitiv Realit ne ndeshjen e pare,me qellim te fitoje para ne te dyten.

  3. arian says:

    Fivos Erotokritu eshte emri(ose dhe Febus,ne sensin latin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje