Sapo përfundoi derbi italian (Juventus-Inter), që u fitua nga Juve me rezultatin 2-0. Traineri i saj , Conte, u pa të ikte i përlotur, gjë që tregon jo vetëm rëndësinë praktike të ndeshjes (tri pikë të humbura nga ana e Juves do ta largonin Milanin në krye tabelës), por dhe rëndësinë që ka derbi i Italisë, pavarësisht nga rrethanat.
Stari i ndeshjes, për herë të n-të në rrethana të tilla, ishte Alessandro Del Piero, që u fut në lojë në 25 minutat e fundit, kur ndeshja ishte 0-0. Deri në këtë moment loja dominohej nga Interi, që ka qenë krejt i pafat këtë sezon. Del Piero hyn dhe, për gëzimin e juventinëve, ndërron rrjedhën e lojës, dhe shënon golin e dytë. E vërteta është se ky vit nuk ka qenë viti i Del Piero-s (ka qenë gjithë kohën në pankinë, është futur rëndom pesë minutat e fundit, ndonjëherë dhe dy minutat e fundit), por kjo ndeshje mund të quhet ndeshja e tij.
respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2012/3/25/sapo-u-mbyll-ndeshja-juve-inter-ish-ndeshja-e-del-piero-s
E cfare rendesie ka,Kampionatin e merr Milani.
vendin e dyte e ka siguruar juve, FORZA MILAN !