Besart Berisha ka premtuar se në të ardhmen do të mundohet të jetë më i qetë në fushë, për të respektuar kundërshtarët dhe shokët e skuadrës.
Sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë protagonist me gola por edhe me zënkat e tij të zakonshme në fushë, ku shpesh debaton ashpër me pjesëtarët e tjetër të ekipit qoftë edhe për në pasim të gabuar.
“Duhet të jem më profesionist, duhet të mendoj çfarë është më e mira për skuadrën dhe klubin e të mos përfshihem te të gjithë këto gjëra që ndodhin në fushë”, tha ai për mediat australiane.
Zënka e tij e fundit ishte me sulmuesin tjetër të skuadrës, Nakazhima-Ferran, pas një aksioni ku Berisha u mundua të pasonte topin me finte në vend që t’ia jepte lehtësisht shokut të skuadrës që ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar.
“Ai u mërzit shumë. Duhej t’i kisha pasuar dhe jo ta harkoja topin ashtu siç bëra. Ka raste që marrim vendime të gabuara”, pranoi fajin e tij Berisha. /lajmeshqip
po kur ju rit mendja ketij,po mos aro o berishe se aty ku lun ti ajo lige eshte me e dobet se kampjonati shqiptar,keshtu qe spo ben ndonje shpikje o trap thjesht po shenon gola ne nje lige super te dobet
e sakte
Kur qenka aq e dobet ajo Lige, pse nuk veni ju te luani atje?