Milan-Barcelona, sfida e parashikuar si një festival golash nga prania në fushë e Zlatan Ibrahimoviç dhe Lionel Mesi, ka zhgënjyer duke përfunduar 0-0. Pavarësisht një dueli të ndezur mes dy skuadrave, loja është zhvilluar më shumë në mesfushë, nga frika për të mos pësuar e ekipeve që janë mbrojtur më shumë se sa kanë sulmuar.
Ndeshja në fillim dukej sikur do të dhuronte shumë emocione, sidomos kur pas vetëm 2 minutash është Robinjo që shfaqet i vetëm para portës katalanase por gjuajtja e tij përfundon shumë lart mbi traversë.
Përgjigja e Barcelonës vjen me Mesin, por gjuajtja e tij grushtohet nga Abiati, e më pas është Antonini që nuk lejon Dani Alvesh të tentojë portën. Një rast tjetër për t’u shënuar është ai i minutës së 19-të, kur Ibrahimoviç ka mundësi të gjuajë në portën e ish-skuadrës së tij por tentativa është shumë e lehtë dhe suedezi sheh Valdez të kontrollojë me qetësi.
Ndeshja kalon më pas krejtësisht në kontrollin e Barcelonës që qarkullon topin duke u munduar që të gjejë ndonjë të çarë në mbrojtjen kuqezi por pa sukses, për shkak të një rreshtimi të vendasve ku edhe Sedorf luan para mbrojtjes.
Edhe pjesa e dytë është njëlloj si e para, me shumë pak momente për t’u mbajtur mend. Emocionet para portës mungojnë dhe zëvendësohen nga lufta sportive, ku nuk mungojnë faullet në mesfushë për të ulur ritmin nga të dy ekipet. Shkëndijat e fundit i japin Mesi dhe Tejo ku i pari gjen përsëri gati grushtimin e Abiatit, ndërsa i dyti ndalet nga ndërhyrja vendimtare e Antoninit.
Përfundon 0-0 dhe duket se gjithçka do të vendoset në “Kamp Nou”, aty ku këtë radhë Barcelona është e detyruar të sulmojë për të fituar dhe ku të gjithë presin “festivalin e golave” të premtuar.
Nuk eshte cudi te surprizoje Milan ne ndeshjen e kthimit.
http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/
kontrolloni titullin se nuk korespondon me materialin qe keni publikuar
Me lojtaret qe kish ne dispozicion Alegri Milani lojti mire ,seshte cudi qe ne barcelone milani te kualifikohet per me tutje.
Ne deklaraten per te vetmen gje qe foli Guardiola ishte fusha. Nuk foli fare per ndeshjen. Nuk i takon Milanit te beje ate qe beri me pare Mourinjo. Vertet ishte njesoj per te dy palet por ai teren nuk te le te luash si do. Lojtaret e Milanit u capluan pasi nuk e ndiqnin dot ritmin. Te marten do e marrin vesh te gjithe sa diference ka me Barcelonen. Arsenali i kafshoi Barca do i shkyeje.
o Gaxho, po rri o derebardhe, se Milani eshte Milan, dhe me lojtare me nje kembe te luaj i peshon shume fanella..Fusha ishte dhe per lojtaret e milanit, nuk qe vec per Barcelonen..Milan nuk ka lojtare te forte fizikisht, por me nje 2-3 mesfushore fizike, kjo Barce shkermoqet lehte!
Nqse Milani do kish jo te demtuar si Silva,Kasano,Pato,Abate,ndeshja do kish qene me ndryshe dhe Milani do kish fituar.Ndeshja e kthimit eshte sh.shpejt dhe mendoj se Barca do fitoj,por mendoj se kjo eshte fillimi i renies se Barces,,Milan eshte Milan.
O tifo, po ti e njeh futbollin apo ia mbyt kot sa per te ngjyer gishtin ne tastiere!? Se po te kishe pak njohuri futbolli, do te kishe dale ne perfundimin se Milàci u fut ne fushe vetem per mos te humbur, prandaj rreshtoi 10 lojtare ne mbrojtje, prandaj iu fut kembeve te kundershtarit, prandaj e la edhe fushen ne ate gjendje qe penalizon gjithmon skuadren sulmuese, qe zhvillon loje, jo ate qe ka per qellim te spastroje zonen nga frika e pesimit!
Po nejse se ne Kamp Nou Milàci do te behet tabele qitje dhe pa 4-5 petulla, nuk del nga fusha!
Kush do te fitoje ndonje shifer te madhe, le te vere nje 4:0 apo 5:0 per Barcelonen, si bast!
vetem nese kumbari Berluskoti blen edhe arbitrin e kthimit, ndeshja mund te perfundoje me pak gola!
barqa po mendoj qe duhet me fitu edhe pse ne ndeshjen epar mbeten 0-0 por ne lojen e kthimit po mendoj qe barqa do te fitoj me rezultat 2-1