Legjenda e futbollit holandez, Johan Krujf, nuk ka ngurruar të thumbojë ashpër Realin e Madridit duke e quajtur një “humbës të keq” nëpërmjet editorialit të tij në “El Periódico de Catalunya”.
“Te Reali i Madridit, si humbës të këqij, kërkojnë justifikime. Reali nuk bëri më keq kundër Malagas e Vijarealit sesa bëri kundër Betis e Rajo Vajekano. Fitoi atje ku nuk e meritonte dhe barazoi aty ku duhej të kishte fituar. Kjo është e thjeshtë”, janë fjalët e Krujf.
“Një humbje në kampionat do të shkatërrojë tërësisht një model (duke kuptuar Murinjon si model në vetvete). Sot Madridi fiton ose rindërtohet, nuk ka asnjë rrugë të mesme. Futbolli më tregon se rritja e Barcelonës sot është në proporcion të drejtë me të gjithë frikën që prodhon Real Madrid. Ndërsa ekipi i Pep nuk ka asgjë që e shqetëson, ai i Murinjos sheh fantazma nga të gjitha anët”.
Sipas Krujf, Barça nuk mund ta fitojë titullin, por Reali mund ta humbasë atë dhe t’i mbetet në dorë katalanasve.
“Barça nuk mund ta fitojë titullin, ndonëse është ekip i madh. Nuk mund ta fitojë nëse 12 ndeshje para fundit është 10 pikë pas Realit, edhe nëse i fiton të gjitha ndeshjet. Por është gjë komplet tjetër nëse Barça e përfundon sezonin si kampion, pasi atë mund ta humbë Reali”, tha ai.
Nqs reali eshte humbes me 31 liga te fituara dhe me 9 champions pa llogaritur trofete me minor si kopa del rey ose kupat uefa e te tjera,po kjo barca jote qe e pate ne dore e mezi i dhe 1 champions se pastaj u zhduke cfare na del, se dhe si lojtar sa here shkove der te burimi po nuk pive uje dot me duket.
kapo
Mendohu me mire kur te flasesh per Johanin Legjendar.
pershendetje
me mire nis serish futbollin se sa te na besh komente ?
http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/
Sa vjec je ti kapo?
Shum e sakte dhe e vertet