Berisha në ekipin e vitit në Australi

28 Mars 2012, 17:18Sport TEMA

Sezoni i jashtëzakonshëm i Besart Berishës në kampionatin Australian është vlerësuar me përfshirjen e tij në ekipin më të mirë të vitit, të zgjedhur nga vetë futbollistët e këtij kampionati.

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Australi ka bërë publik ekipin e sezonit, ku Berisha figuron si një prej 3 sulmuesve të formacionit 3-4-3.

Sipas mediave australiane, shpërthimi i shqiptarit që ka shënuar 19 gola në këtë edicion, ka bërë që të kalojë mes rezervave të kësaj skuadre idhulli i tifozëve australianë, sulmuesi i kombëtares të këtij vendi, Herri Kjuell.

Berisha, i cli ka marrë edhe “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë, po përgatitet që të marrë pjesë me skuadrën e tij në fazën play-off të kampionatit australian, ku skuadra e tij do të luftojë për titullin kampion./lajmeshqip

2 komente në “Berisha në ekipin e vitit në Australi”

    1. denkoka says:

      kush je ti mer kerme…qe ngele tu bo spam ktu…
      perdor edhe nickname te ndryshemm…
      boll se i iku lezeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje