Interi vazhdon ta ndjekë nga afër Marselo Bielsën, trajneri argjentinas, i cili qëndron në krye të listës së dëshirave të Masimo Moratit. Nga ana tjetër, edhe trajneri i Atletik Bilbaos, nuk ka përdorur lojëra fjalësh për t′iu përgjigjur pyetjes direkte që i kanë bërë gazetarët e “Gazzetta dello Sport” në lidhje me një transferim të tijin te zikaltrit.
“Morati ka thënë se unë jam një nga trajnerët e tij të preferuar? Po flitet shumë në Itali për mua si trajneri i ri i Interit? Është një situatë hipotetike, ose e thënë më qartë, një hipotezë. Por, për të gjitha vitet që kam jetuar në botën e futbollit dhe për gjithë kohën që kam punuar si trajner, e di fare mirë se gjëja më perfekte që mund të bëj për momentin, është të mos jap deklarata për një mundësi, që të paktën aktualisht nuk është konkrete”, ka theksuar Bielsa.
Bielsa ka shume mundesi qe te arrije tek Interi po ato rezultate qe arriti bashkekombesi i tij Hector Cuper, dmth zeru tituli.