De Biasi-Juventusit: Merr Odise Roshin

29 Mars 2012, 17:09Sport TEMA

Xhani De Biasi, përveç punës si trajner i kombëtares shqiptare, po mundohet të “sponsorizojë” disa nga talentet e përfaqësueses që drejton. Në një intervistë për tuttojuve.com, trajneri italian ka treguar për eksperiencën e tij në vendin tonë dhe ka bërë të qartë që një lojtar tek i cili ai shpreson shumë është pikërisht Odise Roshi që luan te Këln.

“A ka ndonjë lojtar që mund të bëjë për kampionatin italian? Gjithçka varet nga lloji i skuadrës, nuk mendoj se ka ndonjë të përshtatshëm për Juventusin. Ndoshta Odise Roshi, i cili është një mesfushor i datëlindjes 1991 dhe luan te Këln”, ishte pohimi i bërë nga trajneri italian për futbollistin shqiptar.

Më pas ai ka folur edhe për punën që ka bërë gjatë kësaj periudhe, ku ka shëtitur gjysmën e Evropës për të ndjekur nga afër lojtarët shqiptare. “Po punoj shumë dhe po udhëtoj shumë për të ndjekur lojtarët. Për shembull, herën e fundit isha në Ukrainë. Për këtë arsye nuk kam një bazë në Tiranë, pasi kaloj më shumë kohë në Zvicër,  Itali apo në ndonjë vend tjetër”, tha ai duke iu referuar udhëtimeve që bën për të parë gjendjen e lojtarëve të përfaqësueses shqiptare.

De Biasi ka theksuar për të disatën herë se një nga shqetësimet e tij më të mëdha është fakti se shumë lojtarë cilësorë me origjinë shqiptare zgjedhin të luajnë për kombëtaret e tjera më të njohura.

“Shumë lojtarë kanë marrë nënshtetësinë zvicerane apo finlandeze, si vëllezërit Hetemaj që luajnë në Itali. Kuptohet që çdokush, nëse mund të zgjedhë, përfaqëson atë komb që i duket më i përshtatshëm”, ka thënë trajneri italian, i cili edhe më parë ka folur me keqardhje se si lojtarët me origjinë shqiptare kanë refuzuar të luajnë me fanellën kuqezi./lajmeshqip

2 komente në “De Biasi-Juventusit: Merr Odise Roshin”

  1. Kelmendasi says:

    Pash zotin po ky Roshi ska luejt dy ndeshje me Kelnin e as me kategorine e katert te Juventesit nuk gjen vend

  2. klodi says:

    po sjane mo shqipetare ato ngase ju a kane shtrru mire atje ku luajne kurse ne shqiperi sjep njeri lek perkundrrazi kemi fakte se ju kane kerkuar lek te luajne me shqiperine ndoshta nuk kane qene te nevelit te larte po luajne jasht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje