SOS, futbolli italian drejt falimentit

29 Mars 2012, 17:10Sport TEMA

Vështirësitë ekonomike të Evropës kanë rënduar situatën e futbollit italian i cili po shkon me shpejtësi drejt falimentit. Ndonëse shumë prej klubeve të njohura kanë vënë në praktikë dy vitet e fundit atë që quhet “fair-play financiar”, borxhet që ka futbolli janë shifra stratosferike që e bëjnë atë ndërmarrjen më problematike në Itali, me 2.6 miliardë euro borxhe.

Sipas “Report Calcio 2012”, borxhi i përgjithshëm i Serisë A në sezonin 2010-2011 është 2.6 miliardë euro dhe kjo do të thotë një rritje prej 14% në krahasim me një vit më parë. Po të merret në veçanti vetëm sezoni 2010-2011, humbja e gjeneruar nga futbolli profesionist italian është 428 milionë euro, 60 milionë euro më shumë se sezoni 2009-2010.

Rënia më e ndjeshme që pastaj pasqyrohet të të gjitha të dhënat është ajo e spektatorëve në stadiume. Sipas këtij studimi, në sezonin 2010-2011, ndeshjet në stadiume janë ndjekur nga 13.3 milionë njerëz në të gjitha kategoritë, por kjo është një rënie prej 4% në krahasim me një sezon më parë. Për më tepër, stadiumet mbushen vetëm në 56% për ndeshjet kombëtare të skuadrave të Serie A (kampionat dhe Kupë).

“Futbolli është një realitet i madh por unë kam si profesion atë të llogaritarit dhe lexoj bilance shumë shqetësuese. Në fusha të tjera, me këto shifra, do të flitej për një shoqëri që është në prag të falimentit”, ishte alarmi që lëshoi Ministri italian i Sportit e Turizmit, Piero Gnudi, duke komentuar këto të dhëna.

2 komente në “SOS, futbolli italian drejt falimentit”

  1. Qami says:

    Do vijne te lozin ne kampionatin shqiptar. I paguan baca me lazarinth, te kendaqen. Skane me nevoje te shesin ndeshjet. Ku je bace se jemi post evropian.

  2. Argita_B says:

    Nje ndermarje qe fiton 100 lek nuk mund te shpenzoje 120 lek, pra ne nje llogjike financiare te thjeshte, ajo duhet te falimentoje.
    Problemi eshte se kur ndermarje te tilla jane ne duar te cilat kane lidhje direkte me politiken, rregullat nuk zbatohen njesoj.
    Futbolli eshte sporti me popullor, keshtu qe ai behet shume interesant per miliardere te ndryshem te arrijne qellime te ndryshme nepermjet shpenzimeve, pra perdoret per publicitet.
    Milan AC ka mbi 15 vjet qe jeton me borxhe, pra nuk ka nje bilanc pas humbje, e kush e ushqen kete sistem, Berlusconi, ai qe duhej te drejtonte Italine.
    Nese ka drejtuar Italine si drejtonte Milanin normal qe Italia sot eshte ne buze te humneres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje