Klubi i Premier Ligës, Aston Vila është shokuar nga një lajm i rëndë. Kapiteni i saj, mesfushori me origjinë bullgare, Stilian Petrov, është me leuçemi. Lajmi është konfirmuar nga ana e ekipit anglez me anë të një komunikate për shtyp.
Petrov ka mbërritur tek Astov Vila në vitin 2006 nga skocezët e Sëlltik dhe është një nga pikat më të rëndësishme të ekipit. Ai ka luajtur 29 ndeshje për Aston Vilën këtë sezon, e fundit kundër Arsenalit fundjavën e kaluar. Pikërisht në këtë ndeshje Petrov kishte pasur temperaturë dhe kishte ndjerë dhimbje. Pas analizave, mjekët kanë arritur përfundimin tragjik se Petrov është me leuçemi. Tashmë 29-vjeçari rrezikon të humbasë dhe jetën dhe ka përpara sfidën më të rëndësishme, atë për jetën e tij.