“Dëmtim idiot!”, Aguero mbetet jashtë

30 Mars 2012, 17:07Sport TEMA

Serxho Aguero do të mungojë në ndeshjen e fundjavës së Mançester Sitit ndaj Sandërlend për shkak të një dëmtimi të cilin trajneri Mançini e ka cilësuar “idiot”.

Aguero mungoi në radhët e skuadrës edhe në ndeshjen e fundit kundër Stouk të shtunën, ku Siti u ndal në barazim 1-1, ndërsa zyrtarisht u tha se kishte një problem me këmbën.

“Është një dëmtim idiot”, tha Mançini. “Nuk është faji i tij por ai nuk mund të luajë me këtë dëmtim por një ditë, 10 ditë apo dy javë, nuk di çfarë të them”.

Mançini refuzoi të tregonte me saktësi se çfarë kishte ndodhur po përdori vazhdimisht fjalën “idiot” duke folur për këtë çështje.

“Preferoj të mos e tregoj. Por ai nuk mundi të luante kundër Stouk dhe nuk do të luajë as nesër. Shpresoj që të paktën të riaftësohet për sfidën kundër Arsenalit”.

Gjithsesi, Mançini do të ketë në dispozicion bashkëkombësin e Agueros, Karlos Tevez, i cili edhe këtë mesjavë tregoi një formë të mirë duke luajtur me ekipin e rezervave. Ai do të vazhdoj të jetë i ulur në stol, por mendohet se gjatë pjesës së dytë do të aktivizohet në vend të Edin Xheko që niset si titullar në këtë sfidë./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje