Ferguson çon skuadrën të luajë golf

31 Mars 2012, 13:10Sport TEMA

Sër Aleks Ferguson ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të stërvitur dhe qetësuar njëkohësisht skuadrën e tij para një sfidë shumë të rëndësishme që Mançester Junajtid ka të hënën përballë Bllekbërn. Trajneri ka udhëtuar me ekipin drejt Skocisë të premten ndërsa këto dy ditë ata do të përgatiten në qendrën e St. Endrjus ku do të kalojnë fundjavën duke luajtur golf.

Lojtarët nuk e dinin se ku do të shkonin, u ishte thënë vetëm që të merrnin çantat e udhëtimeve me vete dhe e kanë mësuar vendndodhjen e tyre vetëm kur kanë arritur në klubin e golfit me fame botërore.

Ferguson e ka bërë një gjë të tillë pasi mendon se lufta psikologjike e javëve të fundit me Mançester Sitin mund të ndikojë te disa prej lojtarëve të rinj dhe kjo është arsyeja pse ai dëshiron që grupi të stërvitet por edhe të argëtohet, duke e hequr pak mendjen nga angazhimet e përditshme.

“Të rinjtë nuk janë mësuar me këto gjëra si Uellbek, Jang, De Gea, Xhons dhe Smalling. Lojtarë si Fabio dhe Rafael Da Silva kanë 2-3 vite këtu dhe janë mësuar me trysninë. Në këtë mënyrë ata përfitojnë eksperiencë që do t’i ndihmojë në të ardhmen”, u shpreh Ferguson.

Mançester Junajtid ka një avantazh minimal prej 3 pikësh në kreun e klasifikimit të kampionatit anglez në luftën për titullin kampion, i cili do të ishte i 20-ti në historinë e klubit. Por këtë vit, ai do të kishte një shije më të ëmbël pasi do të fitohej përballë rivalëve të Mançester Sitit. /lajmeshqip

1 komente në “Ferguson çon skuadrën të luajë golf”

  1. VLORA 1 says:

    FERGUSON GJENIU I FUTBOLLIT SI MERO GJENU I GAZETARIS ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje