Ylli i Real Madrid, Kristiano Ronaldo, ka treguar se mendon që trajneri më i mirë apo lojtari më i mirë është vetëm ai që “duhet të triumfojë në kampionate të ndryshme”, si dhe vlerësoi lidhjen e tij me Zhoze Murinjon si “perfekte”.
Në një intervistë të dhënë për televizionin portugez “TVI”, CR7 hodhi poshtë zërat për mosmarrëveshje me trajnerin e tij si dhe bëri të qartë se mendon që Murinjo është më i miri, pikërisht për faktin se ka fituar në kampionate të ndryshme.
“Të gjithë trajnerët e mëdhenj duhet të triumfojnë në kampionate të ndryshme dhe ai e ka bërë këtë gjë. Shumë cilësohen të mëdhenj por nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Të njëjtën gjë e mendoj edhe për lojtarët”, u shpreh portugezi.
“Para se ta njihja si trajner, e dija që do të paraqiteshim shumë mirë pasi parimet që ka ai janë të njëjta me të miat”.
Lojtari më pas hodhi poshtë hipotezën e largimit nga Reali i Madridit nëse Murinjo e bënte një gjë të tillë.
“Nuk mund të jap një përgjigje politikisht korrekte për këtë çështje, po unë dua që të vazhdoj te Reali i Madridit. Nuk i kam shkuar asnjëherë mbrapa askujt, eci falë vlerës time, jo falë miqësive”.
“Tani dua të bëj një kampionat të mirë dhe ta mbyll sa më mirë që të jetë e mundur vitin. Dua të vazhdoj te Reali i Madridit. Kam tre vite kontratë, do të shohim se çfarë kërkon klubi nga unë”, përfundoi Kristiano Ronaldo.
eshte e vertet kjo qe thot,murinjo eshte pa diskutim nr 1 sot ne bot.kudo ku ka shkuar si ka ven ne diskutim titujt
ronaldo eshte ipari sa mesi