Maradona vazhdon që të mbetet një prej personazheve me karizmatikë në futboll, dhe pse këtë radhë pa dëshirën e tij. Argjentinasi këtë radhë është përplasur me tifozët e ekipit kundërshtar, Al Shabab, pasi këta të fundit i kanë ngacmuar të fejuarën, Veronica, e cila ndodhej në stadium. Maradona ka qenë në stolin e ekipit të tij, por sapo ka vënë re që po i ngacmonin të fejuarën, ka shkuar në tribunë dhe ka bërë një rrëmujë të vërtetë.