Juve fiton bindshëm me Napolin, -2 nga Milani (VIDEO)

1 Prill 2012, 23:49Sport TEMA

Juventus ka përfituar nga hapi i gabuar i Milanit për të shkurtuar në dy pikë diferencën me kreun e renditjes dhe për të rihapur luftën për titullin kampion. Skuadra e Antonio Kontes ka mundur 3-0 Napolin në një përballje pa shumë histori mes dy ekipeve ku vendasit kanë dominuar ndjeshëm gjatë të gjithë ndeshjes.

Megjithatë, portieri i napolitanëve nuk arrin të bëjë asgjë në minutën e 53-të të ndeshjes kur Bonuçi devijon në portë një gjuajtje të Vuçiniç për të kaluar në avantazh bardhezinjtë. Napoli nuk reagon dhe për më tepër fillon të lërë më shumë hapësira në prapavijë, duke i krijuar mundësinë Juventusit që ta vërë në vështirësi në kundërsulm.

Në një nga këto raste, në minutën e 75-të, është Vidal që shënon një gol spektakolar pasi trullos mbrojtjen e Napolit me fintet e tij, para se të lëshojë një të majtë të pakapshme në portën e De Sanktis.

Ndeshja është praktikisht e mbyllur, por jo për Kualjarelan, i cili shënon golin e tretë pas një asisti perfekt të Del Pieros, për të vulosur suksesin 3-0 të bardhezinjve.

http://youtu.be/4TQpn5Kqpik

2 komente në “Juve fiton bindshëm me Napolin, -2 nga Milani (VIDEO)”

  1. aqif pallaska says:

    Nder ndeshjet e me te mira te Juve-s keto muajt e fundit

  2. altini says:

    Edhe une u kenaqa shume;
    juve ishte ne forme mbreme.
    forza forza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje