Disa prej futbollistëve të Milanit kanë praktikuar gjuajtjet nga pika e bardhë e 11-metërshave gjatë seancës së fundit stërvitore të kësaj skuadre në “Kamp Nou”, para sfidës së kthimit për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve përballë Barcelonës.
Një barazim pa gola mes dy ekipeve do të sillte edhe kohët shtesë e më pas penalltitë dhe meqë Milan do të përdorë strategjinë me mbrojtje dhe kundërsulm, trajneri Alegri ka vendosur të jetë i përgatitur për eventualitetin që ndeshja të vendoset prej gjuajtjeve nga pika e bardhë.
Tre lojtarët e përzgjedhur gjatë stërvitjes ishin Zlatan Ibrahimoviç, Kevin Prins Boateng dhe Robinjo, të cilët për rreth 10 minuta kanë praktikuar gjuajtjet nga pika e bardhë përballë Abiatit.
Sfida mes Milanit dhe Barcelonës pritej të kthehej në një “festival golash” për shkak të emrave të mëdhenj që kanë në përbërje dy skuadrat, sidomos sulmuesit Ibrahimoviç dhe Mesi.
Por dy skuadrat nuk arrtën të gjenin rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë për shkak të mbrojtjeve shumë të ngjeshura. Pritet që ekipi italian të dhurojë sonte një tjetër paraqitje mbrojtëse, duke bërë të mundur që sfida të përfundojë me pak apo asnjë gol.
loje tipike italiane, loje inferioresh. 12 veta ne mbrojtje bashke me alegrin. loje e tille shkaterron futbollin. po ajo fushe e lagur cfare ishte?? mendoj se sot ne camp nou milani do vuaje shume, dhe do humbase po te pakten te humbi me nder jo si ekipet e murinjos.
Me gjith respektin per ekipin e milanit dhe gjith yjeve qe ka , por me qene realist cjane kto penallti qe stervitet ky allegri , ky mendon se 120 min ne barcelone do kalojne pa gola, shume i trembur me duket allegri nga kjo ndeshje , u pa dhe ne ndeshjen e pare si barcelona e dominoi lojen per te qene realist. Mendoj pjesa pare 2-0 , dy gola messi, pastaj ndonje penallti per milanin sa per te then qe allegri nuk esht stervitur kot , dhe pastaj gol iniesta dhe prap messi. ))
po kjo ndeshje do te perfundoj me fitoren e milanos edhe pse seshte shenuar asni gol ne SAN-SIRO milano do te kualifikohet ne Gjysmefinale dhe kjo loj besoj se do te jet 1-1 FORZAMILAN