"Barcelona gjuajti 21 herë në portë, Milani vetëm 3 herë"

4 Prill 2012, 10:33Sport TEMA

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola pas takimit kundër Milanit u bërë me dije të gjithëve të mos fokusohen shumë te penalltia, pasi klubi i tij bëri 21 goditje, ndersa Milani vetëm 3 dhe penalltia ekzistoi.

“Në pjesën e parë ne kemi luajtur me tre mbrojtës për të krijuar më shumë raste për shënim. Në fund ne kemi pasur 21 goditje në gol teksa Milani vetëm 3.

Ne jemi mbrojtur shumë mirë kur kemi shkuar në 2-1 dhe e kontrolluam takimin. Messi? Ne jemi me fat që e kemi atë. Milani kritikon për penalltinë e dytë? Nëse e dëgjon fishkëllimën, penalltia është penallti”, tha Guardiola.

6 komente në ““Barcelona gjuajti 21 herë në portë, Milani vetëm 3 herë””

  1. hashimi says:

    Ik ti ore qerso gjuajte 21 her po sa gola bere vetem 1 je me fat qe te dha penalltit po na tregon dhe vershellimat e albitrit po po albitrat u kane ndimuar ne shuem raste kete duhet ta pranoni megjithate pra jeni ekipi mir kjo nuk ka diskutim

    1. hashimi 2 says:

      Hashimo,po sa her Mesi bente sllallom mes atyre kembegjateve milanez? Ik ore se Milan ka shpetuar leht kur si hengri edhe nja
      2,3 gola te tjere.
      Ndersa ky qerosi ketu po bene historine ne futboll. Teknika e tij nuk eshte futboll,por art,prandaj ai eshte nje artist i madh.

  2. Guxhua says:

    Prandaj eshte i bukur futbolli. Ka plus dhe aksesorin ishte nuk ishte penallti. nje gje duhet ndare. Barcelona eshte dicka tjeter. Ne te gjithe jemi me fat qe jetojme ne kete kohe qe ekziston nje ekip si Barcelona qe te magjeps me cka ben ne fushe.

  3. hashimi says:

    I nderuar Hashim 2 une nuk e shava Gardjolen se nuk di po i thash qe ne disa raste te pranoj te verteten une nuk jam tifozi Milanit po penalltit mu duken te pa drejta .Sa per ate qe Gardjola po ben art per art po bejne brezi i lojtarve Spanjoll po te perfaqsuqja kush po ben art ai plaku me musqaqe qe e larguan nga Reali para disa vitesh .Kujt i kujtohet Hollanda e viteve 70.80 ishet Krojfi me brezin e tija qe eberi ate ate futboll qe sot nuk ekzizton me kur ka nje brez lojtaresh te mir ja letecon punen trainerit

  4. tironc says:

    Guxhua e drejte ajo qe thua.

    Hashim

    Te ishin te gjithe tekniket si Guardiola
    Nje shok per secilin lojtar,nje xhentellmen qe kurre nuk ankohet,nje teknik qe ka fituar gjithcka dhe pse eshte akoma i ri,nje teknik qe dhe pse ka arritur gjithcka serish eshte modest.Nje teknik qe ndryshoj lojen e futbollit dhe e beri ate play station.
    Asnje ekip nuk mund te krahasohet me lojen e Barcelones, shpejtesi+teknike,as ai ajaxi qe thua , thjesht ishin te shpejte po nuk eshte se benin ndonje futboll kush e di se cfare , as Milani i hollandezeve nuk krahasohet dot me Barcelonen qe vetem fiton dhe kur humbet e ben vete jo se e mundin ( bastet) .

    Duhet te jesh i kenaqur qe po perjeton kete lloj futbolli.

  5. Manolaqis says:

    Barcelona ka gjetur celesin e suksesit per rezultatin,por jo per spektakel.A nuk shikoni te njejtin stil loje?Cfare ka ndryshuar ne stilin e saj te lojes?Asgje.Eshte me fat qe ka nje lojtar si Mesi.Eshte i pa arritshem.Mendoni Barçen pa Mesin ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje