Plisat përleshen me serbët

5 Prill 2012, 10:13Sport TEMA

Të mërkurën në Grançanicë, ka ndodhur një përleshje e karakterit etnik mes disa qytetarëve serbë dhe tifozëve të Prishtinës, “Plisave”, të cilët ishin duke u kthyer në kryeqytet nga Gjilani, ku e kishin përkrahur Prishtinën në duel me Dritën.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te përleshja mes “Plisave” dhe serbëve, por as nuk dihet se sa persona kanë pësuar lëndime, mirëpo është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka gjetur disa thika në vendin e ngjarjes.

Por, kryetari i Komunës së Graçanicës Bojan Stojanovic për “Balkan Insight” ka thënë se “Përleshja ka ndodhur kur huliganët shqiptarë kanë dalë nga autobusi dhe kanë nisur t′i sulmojnë serbët në rrugë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje