Diego Armando Maradona është i sigurt se finalja e Ligës së Kampioneve nuk do të ketë përballjen e shumëpritur Barcelona-Real Madrid.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve Barcelona-Milan dhe Bajern Mynih-Olimpik Marsejë, legjenda e futbollit argjentinas ka shprehur mendimin e tij në Twitter.
“Po e them sot, Bajern Mynih do të eliminojë Real Madrid. Nuk do të ketë një finale spanjolle”, ishte parashikimi i Maradonës.
Tani pritet të mësohet se me çfarë kuptimi e ka shkruar Maradona këtë koment. Versioni i parë është se e ka bindur forca e Bajernit, që po shkëlqen gjatë javëve të fundit si në kampionat, ashtu dhe në Evropë.
Ndërsa versioni i “komplotistëve” është se Maradona, duke qenë një mik i Murinjos, në këtë mënyrë ka parashikuar një eliminim të Realit, i vetmi kundërshtar që mund të mposhtë Barcelonën e favorizuar nga UEFA./lajmeshqip
“Barcelonën e favorizuar nga UEFA.”
o Gazetari tifoz i Realit apo i Milanit, pash zotin na trego si erdhe ne kete perfundim na marrsh te keqen na marrsh….
Jam nje ish tifoz “i semure” i D.A. Maradones. Kjo, vetem per faktin se me pelqen futbolli spektakolar (dhe ai si futbollist nuk ka shok ne kete drejtim), pavaresisht se ndonjehere edhe mund te mos fitoje. Per kete arsye sot jam tifoz me Barcelonen, qe sic e kam lexuar ne nje koment, na ben te ndihemi me fat qe po jetojme ne nje kohe qe po luan kjo Barcelone. Nese Maradona e ka thene kete shprehje (si mik i Mourinho-s), per te treguar qe Barcelonen e favorizojne dhe i vetmi ekip qe mund ta mposhte eshte Reali, do te me duhet te sjelle ne mendjen e lexuesve vetem nje fakt: ne Bernabeu, kete kampionat, pas fitores se Barcelones 3-1, shifrat e mbajtjes se topit, treguan 73% Barcelona – 27% Real. Edhe ketu e favorizoi arbitri?
Zonja dhe zoterinj te nderuar, argetohuni me barcelonen, se ndoshta kur te mbaroje kjo barcelone, do te na duhet kohe per te pare futboll perseri me kenaqesi. Kurre mos fitofte, por na argeton. ndersa per Guardiolen do te shtoja: Pse nuk del ne nje koference per shtyp ku te thote qe Mourinho eshte trajneri me i mire i te gjitha koherave (sepse eshte vertet i mire dhe ka edhe qejf qe t’ja thone), por kur te ndeshet me Barcelonen te beje heshtje mediatike.
O thanas deri diku jam dakort me ty ku thua se por nje futboll qe po e luan me mire Platini se ati si plasi trapi per futbollin por per shoun qe po ben se si po loz barca sot eshte si nje spektakel dhe sigurisht vellai i madh eshte Platinia.