Kasano: Pata frikë se mund të vdisja

5 Prill 2012, 19:24Sport TEMA

Antonio Kasano ka parë më në fund dritë në fund të tunelit, pas muajve të tërë larg fushave të futbollit. Kjo periudhë ka qenë më të vërtetë e vështirë për sulmuesin e Milanit, që mendoi se edhe mund të vdiste.

“Pata frikë se mund të vdisja dhe pas kësaj, mendova që të hiqja dorë nga futbolli. Por tashmë jam gati që të rikthehem, ndoshta që të shtunën kundër Fiorentinës”, ka deklaruar për Sky Sport sulmuesi barez.

“Dua të them të vërtetën, pata frikë sidomos për të dashurit e mi, disa ditë para operacionit. Për 36 orë me radhë nuk po kuptoja asgjë, kisha vështirësi për të folur dhe nuk kujtoja asgjë çfarë më kishte ndodhur. Por tani çdo gjë ka kaluar. Më kanë ardhur shumë urime, që nga Barcelona, tek Reali, nga Murinjo, tek Del Neri e deri tek Iniesta. Kjo më ka bërë të kuptoj sa më vlerësojnë, në fillim si njeri, pastaj si futbollist. Dua të falenderoj edhe tifozët për mbështetjen dhe inkurajimin e madh që më kanë dhënë”, vazhdon më tej rrëfimin e tij Kasano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje