Real-Bajern kushton 325 euro!

5 Prill 2012, 17:29Sport TEMA

Klubet spanjolle janë ato që kanë çmimet më të shtrenjta për ndeshjet ndërkombëtare të skuadrave të tyre. Nëse tifozët e Shalkes protestuan për çmimin 90 euro të biletës së ndeshjes kundër Atletik Bilbao, kushedi çfarë duhet të bëjnë ata të Bajern Mynih të cilët mund të paguajnë deri në 325 euro për të parë sfidën e skuadrës së zemrës përballë Real Madrid.

Dy klubet kanë publikuar sot listën e çmimeve të biletave për sfidat gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe duket qartë që në Spanjë, çmimi i biletës është sa dyfishi i asaj në Gjermani.

Vendi më i shtrenjtë është në tribunën qendrore të “Santiago Bernabeu”, në cilindo krah, ku një tifoz i thjeshtë duhet të paguajë 325 euro për të shijuar ndeshjen. Një anëtar i klubit, që ka abonimin vjetor, duhet të paguajë “vetëm” 195 euro.

Biletat më të lira në këtë impiant janë ato të anëtarëve që kushtojnë 42 euro (70 euro për publikun e thjeshtë) por kuptohet që nga brezi i katërt ku gjendet vendi, është e pamundur të shquash fytyrat e lojtarëve në fushë dhe duhet të shohësh ekranin e madh herë pas here për të kuptuar se kush gjuajti në portë.

Ndërkohë, në “Allianz Arena”, çmimet janë shumë më të favorshme për të gjithë, pasi bileta më e shtrenjtë, ajo e “Kategorisë 1”, kushton vetëm 120 euro, ndonëse impianti gjerman është shumë më komod dhe modern se “Santiago Bernabeu”. Biletat e kategorive të tjera kushtojnë nga 40-100 euro për tifozët e thjeshtë./lajmeshqip

6 komente në “Real-Bajern kushton 325 euro!”

  1. rrapi i celos says:

    Duhet te kemi parasysh kohen e ndertimit te “Santiago Bernabeut ‘ dhe te ‘Allianz Arena”.Tjeter ne gjermani luhet taktikisht dhe po ti krahasosh Bundesligen me La Ligen e para eshte shume monotone kurse tek la liga zbavitesh sepse shikon gjera spektakolare ,Ashtu sic dine ti bejne vetem LATINET.GJermanet luajne per rezultat kurse spanjollet luajne per te dyja .DHe e fundit .Titullin e kupes se kampioneve do ta mar BAYERN i munchen sepse keshtu eshte paravendosur nga UEFA ne bashkepunim me FIFA-N.

    1. tifozi says:

      Futja kot o parashikues kompetent. Na jep dhe ca lek ti veme bast meqe qenke kaq i sigurte!
      Nese ka skuader qe luan si Reali i sotem (gjuajtje nga te gjitha drejtimet, gola, sulme, dinamike, aksione, pasime, triblime etj…) ajo eshte Bayern. Po keshtu edhe skuadra kombetare gjermane qe eshte spektakel me vete.
      Nuk paske pa futboll gjerman keto 3-4 vitet e fundit ?
      http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

    2. A..GJ NEW YORK says:

      ti gjasem merrke vesh nga futbolli o rrapi po qe nga emri qe paske eshte e kote me fol me Ty o rrypi,,, ti thua sbavitesh me pa kampjonatin spanjoll,,, me qene se eshte kaq i bukur kampjonati spanjoll pse reali ka shenuar 100 gola,,, fute ne bundenslige realin nuk mund te dale kapjon fare jo me te fitoje nga 5 me 0 per cdo ndeshje,,, shiko njeher sa tifoza ka ne spanje e sa ne gjermani asnje kampjonat ne Europe nuk ka tifoza sa bundensliga,,, sepse aty ka spektakel bayern arrine ne 4 te chempjonsliges por ne gjermani kryeson Dortmund,,, sa per stadiume askush ne bote nuk i ka si gjermania sepse gjermania eshte populli me i zgjuar edhe me puntore I europes,,,ky reali i jot bashke me barcelonen tallin leshin duke harxhuar miljrda per te blere lojtare edhe ngelin pa paguar taxat federates spanjolle ndersa ne gjermani nuk ben vaki kjo sepse eshte i vetmi kampjonat qe e mbydh bilanic me miljona fitime ne vit,,, spaja e mbydhi me minus edhe kerkon ndihme nga gjermania ne rast se e din,,, sa per ate qe je i sigurte se uefa e ka vendose me nxjerre bayernin kampion ja ke fut kot se platini ka kohe qe thote dua ne finale real barcelina,,, kete gje e pame edhe ne Barcelona Milan ku albitri i uefes nxorri fitues barcelonen,,, un kam besim tek ky bayern qe do te fitoje perballe dy spanjollve njeher reali pastaj barcelona

  2. saliberberi says:

    mjaft analitike. sikur te ishte e vertete !!!

  3. edi toronto says:

    ca mund ti thuash nje qenjeje si rrapi i celos ai e njef mire veten se cfar eshte apo saliberberit qe vetem lesh arapi di te presi skuadrat spanjolle vetem dy ke shiko bundesligen dhe do argetohesh le qe kujt i them dhe une nje cope druri…me ju eshte gjynah te humbesh kohen…

  4. ozil says:

    e rendesishme eshte qe do shikojm nje finale te parakohshme e loj burash e jo stimulant si alves busket pujol e kompani.luanet e spanjes me tigrat e gjermanis qe do kenaqin jo vetem tifozet e tyre por ter boten qe ka qef nje perplasje titanesh.sa per barcen ajo kenaq vetem ata qe kan qef cirkun e kllounat.hardhuca qe zvaritet se kap dot shqiponjen qe fluturon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje