Jeep, sponsori zyrtar i Juventusit për tri vitet e ardhshme

6 Prill 2012, 11:39Sport TEMA

Juventusi tashmë ka paratë për të blerë një sulmues me famë ndërkombëtare, pasi ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë Fiat, duke vënë markën amerikane Jeep, që ajo përfaqëson në Itali, në fanellat e ekipit për 3 vitet e ardhshme.

Në zyrtarizmin e marrëveshjes, presidenti Anjeli ka treguar se kontrata me vlerë 35 milionë euro e kthente përsëri Juventusin në plan të parë dhe përforconte imazhin e saj.

“Kjo kontratë do të jetë trevjeçare dhe pasqyron punën e ristrukturimit që i është bërë klubit, punë që po jep frytet edhe në fushën e lojës. Kjo marrëveshje na kthen mes 10 skuadrave më të forta financiarisht në Evropë dhe në vendin e parë në Itali”, ka treguar ai.

Me këto para, Juventus është vënë në kërkim të një emri të rëndësishëm për repartin e avancuar, ku sipas mediave italiane pëlqehen Gonzalo Higuain, Fernando Torres dhe Luis Sarez.

Nëse për argjentinasin duhet mundur konkurrenca e gjysmës së Evropës, për spanjollin dhe uruguaianin duhet luftuar kryesisht me klubet e tjera italiane pasi për to interesohen edhe Roma e Inter.

2 komente në “Jeep, sponsori zyrtar i Juventusit për tri vitet e ardhshme”

  1. 1444 says:

    Bravo Juveeeee,cdo vit dhe me e forte…rikthimi i zonjes eshte vetem -2 pike larg !

    Forcaaaaa !!

  2. Asgaard says:

    Dmth do iki ajo betclick cfare eshte ? Aman te hiqen sa me pare kompanite e basteve nga futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje