Platini ideon turneun Super Champions

7 Prill 2012, 13:43Sport TEMA

Mishel Platini ka vendosur të revolucionarizojë turnetë e klubeve në arenën ndërkombëtare dhe planifikon që nga viti 2016 të fillojë zhvillimi i një aktiviteti të vetëm që do të quhet Super Champions.

Ky aktivitet do të shkrijë së bashku Ligën e Kampioneve me Europa League, duke u dhënë mundësinë 64 skuadrave të marrin pjesë në fazën e grupeve dhe jo 32 siç ndodh aktualisht në Ligën e Kampioneve.

Kuptohet që kampionatet e mëdha do të vazhdojnë të jenë më të përfaqësuarat në këtë aktivitet, ku Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia do të kenë nga 6 ekipe pjesëmarrëse. Nëpërmjet formulës së re do të përfitojnë më shumë hapësirë dhe shikueshmëri skuadrat e vendeve më të vogla, si Rusia, Ukraina apo edhe shtete të tjera.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, kjo është zgjidhja që ka propozuar Platini për të ulur dominimin shumëvjeçar të të njëjtave skuadra, sidomos atyre spanjolle, si dhe t’i japë fund interesit të pakët që gjeneron Europa League.

Platini kërkon mbështetës për idenë e tij dhe duket se mund t’i sigurojë ato falë rritjes së vendeve në fazën në grupe të këtij turneu, ku të ardhurat e vendeve të vogla do të rriten automatikisht dhe skuadra si APOEL apo Bazel mund të shihen më me vazhdimësi në fazën e eliminimit direkt të turneut.

Kjo strategji për të favorizuar vendet e vogla do të garantonte njëkohësisht edhe rizgjedhjen e tij në postin e presidentit të UEFA-s për shumë mandate, pasi vendet e vogla janë pikërisht ato që vendosin për fitoren e një kandidat, sepse kanë të drejtën e një vote, po aq sa Spanja, Gjermania apo Anglia. /lajmeshqip

4 komente në “Platini ideon turneun Super Champions”

  1. Landi- Sverige says:

    Interesante. Kjo ide mendoj se do te rrisi konkurencen ne Ligen e Kampioneve si dhe eksperiencen e ekipeve me te vogla, pse jo dhe surprizat.

  2. vetetima says:

    Shume dakort me Mishelin. Do kemi mundesi te perseriten emocionet per Flamurtarin e madh te viteve 85 -87 ?//?/?///??/

  3. Argita_B says:

    Nese Skenderbeu luan kundra Lindfild ne fund te korrikut, ne daç te quhet Europa Lige apo Super Champions kjo nuk do te ndryshoje asgje ne vizibilitetin e ekipeve te vogla.
    Te kalosh sot 5 ture eliminatire e te pretendosh te luash me ekipe si Real, Manchester, Bayern…per skudra te vendeve te vogla eshte si te fitosh lloton.

  4. A..GJ,,NEW YORK says:

    me pak fjale ky platini eshte so Berisha shpall deklarata se do ndihmoje gjithkend as here i duhen votat me kete sistem qe thot ky sdo kete me vlere futbolli,,, ne rast se ne nje nga kampjonatet e forta si anglez gjermani spanjolli apo italiani do te futen nga 6 skuadra keto kampjonate do te shkaterrohen prsh nje skuader shalke eshte futur ne 8 te kesaje super champions apo si e quan ky edhe eshte ne vend te 3 ne gjermani jane javet e fundit te kampjonatit ata do te luajne ne kampjonat me rrezerva sepse nuk luftojne per asgje vendin e 6 e Kane te siguruar edhe i shkarkojne forcat vetem ne super champions,,, dua te ndihmoje skuadrat e vogla si apoeli bazeli apo beshiktashi,,,, kur te 64 skuadra 6 gjermane 6 angleze 6 italiane edhe 6 spaniolle bejne 24 ta pyes pak platinin ku do jete apoeli apo ndonje skuader tjeter,,,, ky eshte shkaterrimi i futbollit qe po i behet cdo dite ne rast se ne nje grup do te jete skenderbeu me realin e madritit ca futbolli do shofim ne,,, futbolli i vertet eshte kur te vegjlit perballen me te vegjlit edhe te medhojte me te medhojte,,, kjo platforme qe eshte tani eshte e mire champions liga per te fortit edhe Europa liga per te vegjlit un do isha i mendimit te hiqen nga nje skuader per shtetet e medha ne champjons te futeshin vetem 3 te parat kampjonja direkt nenkampjonja me nje tur elimination edhe vendi 3 me 2 ture eliminimit atehere do ndihmohen vendet e vogla do shofim nje Europa lige me te forte edhe do shofimi kampjonatet e shteteve te medha me te forte sepse luajne per 3 vendet e para te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje