Guardiola: Murinjo, faleminderit për besimin!

7 Prill 2012, 10:41Sport TEMA

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka falënderuar në mënyrë ironike trajnerin e Real Madrid, Zhoze Murinjo, për besimin që ky i fundit ka se katalanasit do të arrijnë në finalen e Ligës së Kampioneve.

Murinjo deklaroi se Barça është emri i parë i sigurt në finalen e 19 majit në Mynih, duke nënkuptuar se UEFA do të ndihmojë ekipin e Guardiolës, por ky i fundit ka evituar një luftë fjalësh me kolegun tij.

“Unë vetëm mund të falënderoj Murinjon për besimin që ka te Barcelona”.

“Ne e vlerësojmë që ai mendon se ne do të shkojmë në finale. Megjithatë, mendoj se të katër skuadrat mund të shkojnë në finale”.

“A jam i lodhur nga këto lojëra psikologjike? Jo, ata janë pjesë e punës”, u shpreh Guardiola.

Trajneri i katalanasve më pas ka vlerësuar Çelsin si një skuadër të rrezikshme që vazhdon të shprehet në nivele të larta, pavarësisht problemeve që ka patur.

“Çelsi është një skuadër me shumë eksperiencë dhe ka qenë gjithmonë një nga klubet më të mira në vitet e fundit. Ata kanë disa prej lojtarëve më cilësorë në përbërje dhe nuk janë kundërshtarë të lehtë në këtë fazë të turneut”, ishte vlerësimi i trajnerit të katalanasve.

Barcelona luan sonte një ndeshje të rëndësishme kundër Saragozes, ku në rast fitoreje do të ngushtojë në vetëm 3 pikë diferencën nga Real Madrid në luftën për titull në Spanjë. (

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje