Luftë mediatike për Çelsi-Barça

6 Prill 2012, 19:39Sport TEMA

Ndeshja Çelsi-Barcelona është kthyer në një betejë të vërtetë mediatike mes gazetave që mbrojnë Real Madrid dhe atyre që mbrojnë Barcelonën. Nga njëra anë, gazetat madrilene “Marca” dhe “AS”, nuk humbin rast për të kujtuar se katalanasit janë favorizuar nga gjyqtarët në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, katalanasja “Mundo Deportivo”, përpiqet të vërtetojë të kundërtën, se si Barcelona është penalizuar vazhdimisht.

Shembulli më konkret i kësaj beteje është bërë sfida e Ligës së Kampioneve mes Çelsit dhe Barcelonës. “AS” ka përfituar nga rasti duke kujtuar nëpërmjet fotove penalltitë që gjyqtari Ovrebo nuk akordoi në favor të skuadrës angleze duke ndihmua Barcelonën të shkonte në finalen e edicionit 2009, që më pas e fitoi përballë Mançester Junajtid të Kristiano Ronaldos.

Nuk ka vonuar dhe brenda pak minutash, në faqen e “Mundo Deportivo” është shfaqur një video me “provat” se si Barcelona ka qenë skuadra e penalizuar në sfidën e dyfishtë me Çelsin të atij vitit. Për më tepër, gazeta katalanase akuzon direkt Murinjon dhe zëdhënësin e tij, Eladio Parames, se po orkestrojnë një fushatë mediatike për të njollosur Barcelonën.

Këto artikuj kanë sjellë debate të panumërta në forumet e tifozëve spanjollë, të cilëve u janë shtuar edhe të gjitha ata që presin me padurim si përsëritjen e sfidës Çelsi-Barcelona, ashtu edhe një përballje të mundshme mes katalanasve dhe Realit të Murinjos në finale.

13 komente në “Luftë mediatike për Çelsi-Barça”

  1. england says:

    Qe albitri ne 2009 penalizoi Çelsin,kjo nuk ka nevoje per komente
    problemi eshte te mos perseritet edhe kete rradhe(nuk besoj se do jete
    Tom Henning Ovrebo gjyqtar i ketij takimi)nuk pretendoj qe Çelsi do dale ne finale,pasi Barcelona eshte shume me lart,por te pakten te shohim futboll korrekt,dhe te fitoje ai qe di te beje gola,se ne futboll nuk fiton gjithmone me i miri,por me i sakti para porte…

  2. Skerdi says:

    Ne do te bindesh se Barcelona VJEDH…shko pyet Chelsea (2 here madje). Nese nuk mjafton ? shko pyet Arsenalin. Nuk serish mjafton??? Shko pyet Realin (3 here). nese akoma nuk bindesh shko pyet Milanin………..nese do te bindesh se edhe Barcelona mundet ??? Shko pyet INTERIN….vetem ai e di se si mundet Barcelona…..kaq mjafton per te pare se si i ka marre Barcelona keto kupat ne Europe…..edhe me Interin gjyqtari e beri punen e tij me kartonin e kuq te Motes po prape heronjt e Murinjhos e moren kupen duke sfiduar edhe UEFA-n vet…

  3. flamurtari says:

    njoh nje skerdi qe eshte tifoz i cmendur i milanit uroj qe mos te jete ai se e kuptoj qe este shume i frustuar nga eleminimi por mos u merzit se baeca do ta ngreje prape kupen sivjet

    1. safiu says:

      ky skerdi miku im nga c’shkruan eshte tifoz me interin dhe jo me milanin, prandaj je gabim. ndersa barca eshte nje ekip me te vertete i madh, por edhe shume i ndihmuar ne keto vite nga arbitrat ashtu sic ishte nje here reali.

  4. Artemis says:

    El mundo deportivo ka shfaqur ‘provat’ se si Chelsea eshte favorizuar ne ato dy ndeshje?!hahahahahahaha e paske faktuar vete El mundo zhgerryerjen e Barcelones trofete e se ciles i ngre UNICEF,sepse ate perballje te dyfisht e ka pare tere bota,sesi ndeshje e pare u mbyll me te drejte 0-0 dhe se si ne te dyten chelsea-t ju mohuan jo nje,as dy,as tre, por plote 4 penalty(!!!)ndersa Barca shenoi te vetmin gol ne 180 minuta pasi te 180 minuatat kishin skaduar,ne minuten e 3 shtese. UNICEF 2+1 Champions league tittles & Barca 2-1 Champions league tittles.
    p.s:
    nuk mund te neglizhohet fakti se penalltia e dyte e akorduar kundra rezervave te Milanit disa seconda para pushimit pasi arbitri sic deklaroi vete pas neshjesh ishte ‘bezdisur nga entuziazmi i tifozave te milanit pas porte’ mbetet unike ne llojin e saj,penallti e akorduar per nje ‘faul’ te nisur ne loje te ndaluar.

  5. ilir says:

    une nuk edi ju a shikoni futboll a po ja perseritni fjalet e egoistit murinjo o njrez kqyre futbollin e barqes e kqyre te ekipev tjera qfar dallim ka po normal nji ekip qe emban topin 65 perqind kan me u ba shum faulla mua loja qe e ka ba interi i murinjos ma ka gerrdit futbollin loja qe e ban barqa ai asht futboll rroft fubolli i barqes

    1. Edi Detroit says:

      Ilir,nuk eshte tregues mbajtja e topit 60%,eshte efektiviteti dhe kush shenon.Mos te kujtoj Italin e 82,Brazili ishte mrekulli por kupen e mori Italia.Prandaj eshte i bukur futbolli, dhe jo te fitosh me penallti me top te ndaluar.

  6. Rrapi i celos says:

    Jam dakort me Ilirin.Me KUJTOHEN SI TANI PERBALLJET E 1972-1974 MIDIS AJAXIT dhe midis tyre dhe Bajernit te Mynihut. ASOKOHE njera nga sdidat pat perfunduar 4-0 ne te mire te Ajaxit .POR TE MOS HARROJME SE NE bAYERNIN E MYNIHUT MILITONIN MAYER BECKENBAUER MYLER GRABOWSKI ETE TJERE QE perbenin 60% te kombetares gjermane qe pat fituar Europianin ne 1972 me vone BOTERORIN ne 1974 dhe vendin e trete ne boterorin e Mexikes ne 1970.dhe atehere mundoheshin te benin paralelizma midia Ajaxit dhe Bayernit .GABOHESHIN.Ajaxi ngelet pike referimi per Barcelonen e sotme .
    .SHtroj pyetjen : Sa here ka fituar Reali i Madridit perballe Barcelones qe nga 2007 dhe deri me sot? NJe fakt;Perqindja e zoterimit te topit midis tyre eshte Barcelona 70 -Reali 30 .9 Fitore barcelona 1 Reali.
    A i shkon per shtat ekipit Mbreteror te shfaq sjellje rrugacerie ? shikoni xhentilencen dhe thjeshtesine dhe inteligjencen e lojtareve te barcelones.Ne nje ane une vendos GUARDIOLEN ,MESSIN INIESTEN dhe ne anen tjeter Murinjon Pepen e Sergio Ramosin. Ju lutem beni krahasimin.

  7. Rrapi i celos says:

    Ju lutem shfaqeni komentin tim qe bera perpara 30-40 minutash. Ju falemnderit

  8. england says:

    Nuk di se cfare ju ben te shkruani ndryshe nga gjithe dynjaja juve qe jeni shqiptare,por qe jetoni ne kosove(jo te gjithe e bejne kete,ku zevendesojne q me c ne cdo rast)
    Ti plako kur merr inisiativen te shkruash nje koment pyet ndonje nga komshinjte?apo jep mendimin tend cdo kush ka te drejte te thote per qejf te vet ate qe mendon,duke u bazuar ne ato qe ka pare,mesa pashe une te gjithe jane te mendimit qe Barca eshte favorizuar,ne perplasjet me ekipet e medha!Barca nuk ka nevoje per ndihma nga gjyqtaret se eshte nje ekip me yje,dhe luan futbollin me te bukur per momentin
    por jo gjithmone ne futboll fiton ai qe luan me bukur,futbolli nuk hyn tek shkencat ekzakte,futbolli prandaj te jep emocione,se mund te fitoje dhe ai qe nuk konsiderohet ekip i madh,dhe kjo ka ndodhur shpesh ne futboll…

  9. Pirro says:

    Katalanasja “Mundodeportivo”, shkruan me te drejte se “kujtesa eshte selektive sidomos kur eshte keqdashese: http://www.mundodeportivo.com/20120407/fc-barcelona/ovrebo-atraco-barca-chelsea-stark_54281712887.html
    Kjo gazete me te drejte u kujton rivaleve anti-sportive te Murrashit portugez, se llomotitjet mediatike te kthimit mbi arbitrimin e Chelsea – Barcelona, ishin te njeanshme dhe per rrjedhoje te padrejta. Arbitri Ovrebo beri gabime nga te dyja anet, p.sh. Barcelonen e la me 10 lojtare padrejtesisht. Por sidomos ndeshja e pare(e vajtjes)e drejtuar nga gjermani Wolfgang Stark, ishte nje TURP I VERTETE – te cilin as anglezet dhe as madrilenet gjeneralit Franco, nuk e permendin! Perse? Apo se keshtu u leverdis? Nese gjermani Stark ne ndeshjen e vajtjes, do te kishte akorduar dy penallti te padiskutueshme per Barcelonen, nje nga te cilat sipas rregullores kerkonte edhe daljen me karton te kuq per Ballack, atehere porta e Chelsea-t do te ishte bere shoshe me gola dhe ndeshja e kthimit ne Londer do te kishte qene vetem nje formalitet, nje ndeshje stervitore. KJO ESHTE E VERTETA!
    Interryqja e Murros pastaj do te bente mire te heshte se ne Milano fitoi fale arbitrit qe lejoi shkelma e nje gol plot 3 metra ne pozicion jashte loje. Gjithashtu ne ndeshjen e kthimit ne Kamp Nou, u anulua goli i dyte i Barcelones, qe ishte plotesisht i rregullt, ndaj zitto Interuq langaraq!
    Arsenali mund te kishte diçka per te pretenduar, por ishte teper inferior ndaj Barcelones dhe me çdolloj arbitrimi, do te kishte dale jashte i dendur me gola.
    Milaci i Berluskoqes perballe Barcelones, dukej si nje skuader diletantesh, çfare mund te reklamoje nje skuader e tille qe ne Itali luajti vetem per kembet e kundershatarit, duke u favorizuar per 90min. rresht nga arbitrimi? Ju kujtoj se me dy penalltite e akorduara te Barcelones, llogaria e Milacit ne ndeshjen e kthimit do te ishte minus dy.
    Reali i gjeneralit Franko pastaj eshte skuadra qe duhet te heshte sa here qe te jete fjala per Barcelonen! Po te ishte nje klub i ndershem do te bente nje bilanc te sfidave te viteve te fundit me te: sa here ka fituar e sa here eshte derrmuar nga Barcelona? Murrua e ka hunden perpjete dhe nuk thote kurre “GABOVA”, por realiteti flet vete: Barcelona e Guardioles, per te qene ne te njejtin nivel me Realin e Murros, duhet te luaje me 9 lojtare: 9 kunder 11, mbase vetem keshtu shanset per fitore do te ishin te barabarta per te dyja skuadrat.
    Çdo fjale me teper do te ishte e kote; gjeni nje skuader qe do te mund te matej me Barcelonen dhe caktoni nje Palyoff me 7 ndeshje, me arbitrim eletronik(meqe ka ende murrashe qe pretendojne se Barcelona eshte e mbrojtur…)dhe shiheni pastaj sesa ndeshje do te fitonte kjo skuadra kundershtare!
    E di si thone tifozet e Romes kur nje skuader sfidon Barcelonen?
    “Nun c’è trippa pe’ gatti” – shqip nuk ke asnje shans per t’ia dale!

    Me respekt nga nje tifoz i Romes

  10. argenti says:

    Pirro te pershendes per komentin qe ke bere dhe nuk kam asgje per te shtuar,te gjitha cfar ke shkruar jane me se te verteta….e keqja e disa komentuesve ketu eshte se bejne komente me tifozellik e nuk komentojne realitetin…..respekte.

    1. Pirro says:

      Te pershendes edhe une Argenti!
      Ne fakt pjesa derrmuese e komenteve sportive ne faqet shqiptare, behen me baze tifozlleku, pa kurrefare objektiviteti.
      Edhe une qe jam tifoz i flakte i Romes prej 18 vitesh(qe nga 1996 e kam bere Olimpikun si shtepine time te dyte), nuk kam shitur pordhe kur Magjikja nuk kishte rivale. Ne sport duhet modesti dhe objektivitet, por keta tifozat shqiptare te skuadrave te Italise se Veriut(pjesa me rraciste & antishqiptare e Italise)marrin flake si pushka e jevgut edhe behen me angleze se anglezet, me italiane se italianet, me gjermane se gjermanet. Sinqerisht me vjen per te qeshur me keta “trima” provinciale. Te benin kaq shume per Shqiperine dhe te qenit shqiptar, sot do te gezonim nje fame shume me te mire neper bote.
      Respekt,
      Pirro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje