Idiotësia e radhës e madrilenit Pepe (VIDEO)

9 Prill 2012, 11:56Sport TEMA

Sipas sondazheve në internet, portugezi Pepe është futbollisti më i urryer nga tifozët dhe kjo nuk është rastësi, pasi ai vazhdon të shfaqë sjellje të pahijshme në fushë. Sikur të mos mjaftonin simulimet dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj kundërshtarëve, ai ka filluar tashmë të bëjë edhe goditje të parregullta… ndaj shokëve të skuadrës. Në ndeshjen kundër Valencias, pas një ndërhyrje të mesfushorit Piati ndaj tij, Pepe simulon një dëmtim të rëndë, por Arbeloa që është shumë afër shkon t’i kërkoj të ngrihet që të mos vononte lojën. Por portugezi, duke kujtuar se është Piati, i jep një shkelm në gju shokut të skuadrës, duke rrezikuar ta dëmtojë seriozisht, e pasi sheh se kë ka goditur, në mënyrë komike ngrihet menjëherë në këmbë.

http://youtu.be/FiuyuWECvxk

5 komente në “Idiotësia e radhës e madrilenit Pepe (VIDEO)”

  1. mesulaku says:

    ky per mendimin tim nuk eshte njeri ne radhe te pare e jo me futbolliste qe me gjestet e tij antisportive po e prish imazhin e futbollit,kete as edhe me nje kafshe nuk mund ta krahasoj pasi edhe ato kane vlere me shume sesa pepe.

  2. Fotografitë e murit
    ky eshte pepe foto flet vet

  3. argenti says:

    ky duhet derguar ne ndonje kopsht zeologjik…

  4. Rrapi i celos says:

    Fytyra e Murinjos dhe produkti i tij!

  5. ilir says:

    bravo rrapi shum e qelluar murinjo i ka qef keta lojtar qe gjdo loj qe shkon keq per realin ne minutat efundit e prish lojen ky asht nji kafsh jo lojtar me vjen keq per ekip te realit ne dor te kujt jan met ne dor te anti futbollit murinjo pepe marcelo karvajo gjynah per realin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje