Hodgson i thotë jo Anglisë

8 Prill 2012, 15:42Sport TEMA

Roi Hodgson ka hedhur poshtë zërat se ai nuk po fillon bisedimet e rinovimit të kontratës së tij me Uest Bromuiç pasi shpreson të marrë drejtimin e Anglisë. Tekniku shihej si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Fabio Kapelos në stolin e “tre luanëve”, por ai la të kuptohej se tashmë po mendon për rinovimin me klubin të cilit thuajse i ka siguruar mbijetesën në Premiership pas fitores 3-0 ndaj Bllekbërn.

“Detyra e trajnerit të Anglisë nuk ka lidhje me mua”.

“Jam i detyruar të jap përgjigje ashtu siç do të bënte çdo anglez, por kjo punë nuk ka lidhje me mua, me aq sa di unë”.

“Tani që gjërat duken më të qeta për skuadrën, menaxheri im dhe drejtori teknik i Uest Bromuiç do të kontaktojnë dhe do të flasin për atë që do të ndodhë me mua në të ardhmen”, tregoi trajneri anglez.

Pas këtij pohimi të Hodgson, duket e qartë se edhe të gjithë trajnerët anglezë janë të ndërgjegjshëm që këtë detyrë do ta marrë Herri Redknap, i cili është i preferuari edhe i vetë tifozëve të kombëtares. /lajmeshqip

1 komente në “Hodgson i thotë jo Anglisë”

  1. Rrapi i celos says:

    Me kombetaren Angleze nuk beri dot pete KAPELUA DHE MBAS TIJ ASNJE TJETER NUK DO TE ARRIJE KURRE REZULTATE. Vetem ne se ne ekip lindin TE RINJ SI BOBY E XHEKI CARLTON ,GORDON BENKS, FRANCIS LEE,MARSH ,BOLL, PITERS, BELL DHE NE FUND DHE BOBY MOOR. Anglezet nuk luajne me gjak por luajne per qejf,futbolli i tyre nuk ka evoluar dhe nuk eshte elastik , ata vazhdojne po ate menyre loje te viteve 60-70 me centrata dhe krosime .Trajneret e huaj qe atashohen prane Anglise nuk ua ndryshojne dot atyre mentalitetin. I lini te tiganisen me vajin e tyre sepse ashtu duan. dhe e fundit Kombetares Angleze i mungon shpirti i sakrifices.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje