Portieri i Real Madrid, Iker Kazijas, ka pranuar se skuadra e tij mund ta humbë titullin kampion që deri pak kohë më parë dukej i fituar. Barazimi pa gola ndaj Valencias i ka lënë madrilenët vetëm 4 pikë mbi Barcelonën ndjekëse, ndërsa pak kohë më parë ky avantazh ishte 10 pikë.
“Besoj se Real Madrid mund të humbë titullin kampion pasi Barcelona po lufton dhe ne nuk kemi fituar ende asgjë. Nuk e kemi thënë asnjëherë që e kishim të fituar këtë titull. Rivalët tanë janë në lojë dhe ne nuk duhet të flemë kur krijojmë diferenca prej 8 apo 10 pikësh”.
“Askush nuk e priste një rezultat kaq negativ në “Santiago Bernabeu” por kjo ishte një ndeshje e bukur dhe e fortë, e llojit që njerëzit shohin me kënaqësi në shtëpi. Ndoshta ne kishim më shumë raste për të shënuar, por edhe Valencia krijoi raste”, tha ai.
Ndërkohë, zëvendëstrajneri i Realit, Aitor Karanka, ka shpërthyer përsëri në akuza kundër gjyqtarëve, siç ndodh sa herë që madrilenët lënë pikë. Ai është shfaqur në konferencë për shtyp në vend të Zhoze Murinjos, i cili preferoi ta bënte “pushim” këtë javë.
“Gjykimi? Kishte 80 mijë të inatosur në stadium. Kur e themi ne duket sikur ankohemi kot, por këtë e pa gjithë bota. Mua më dha karton të verdhë gjyqtari se po flisja me ton normal. Para këtyre gjërave nuk mund të bëjmë asgjë, përveç të vazhdojmë të besojmë në punën tonë”, tha Karanka. Madrilenët pretenduan për dy penallti të padhëna në favor të Kristiano Ronaldos dhe një ndaj Benzema.
Kot ankohen “qaramanet” per gjykimin. Dje gjykimi ishte i mire. E keqja eshte se Reali nuk ka “bythe” te ndjeke ritmin e Barces. Ata e kane vete ne dore titullin. Qe ta meritojne le ta mundin Barcelonen dhe mbyllen gojet. Ata kur luajne kunder Barcelones nuk e marrin vesh nga shkon topi.
Po ca te ndjeke o Guxhua?!!!!! Barca eshte 4 pike mbrapa! Apo i jep mbrapsh ti?
Reali kete vit eshte shume i frikshem. Le te presim deri ne fund te La Liga dhe Champions. Deri tani jane 4 pike para dhe ne Champions.
Pershendetje Guxhua! Si gjithmon je shume i sakte. Karanka po ankohet se mori karton te verdhe,.. Nuk esht mir ky njeri jo. Bravo i qofte casillas-it ky burre e tregon veten gjithmon si kapiten i spanjes , edhe kunder barces ishte ai i cili i kerkoi falje barces per skenat qe ben ne camp nou “mourinjo e karanka me kompani”. Penallti i thojne asajt te ronaldos kta te dy???? Prit prit se te merkuren kane derbin e madridit ne fushe te atletikos, lojtaret e medhenje duken ne momentet e veshtira, kta lojtare i ka mbytur tensioni se kane barcen 4pike. Me fal 1 pike , mos flasim per ‘el classico-n’ e dates 21. Megjithate me then te drejten ndeshja e djeshme qe e bukur sidomos dueli i pepe-s me Albiol :). Aman ku eshte Argita_B se mezi pres nje koment te saj. I thashe qe kur ijshin 8 pike heren e pare qe ska mbaruar kampionati. Te merkuren me atleticon tjetren me bayernin dhe pastaj te shtunen 21 el classicon buenas noches real mandril …. Visca barca
Real i Madritit eshte aktualisht 4 pike perpara Barcelones mos gaboj, keshtu qe sot Reali i Maritit i ka fatet e veta ne dore per te mare kampionatin, Bercelona nuk i ka pasi fatet e veta ndodhen ne duart e Realit.
Pershendetje Argita ke te drejte ne baze te llogjikes, por nga kendveshtrimi im nuk jane me 4 pike por 1 pike bazuar ‘el classico-s'(mendim personal). N.q.s reali do te mari sikur edhe 1 pike ne camp nou atehere do te shpallet kampion me merit por ksajt i thojne sikur te hedhesh saliun nga karrigia para zgjedhjeve. Por ky diskutim besoj do mari nje kendveshtrim tjeter mbas derbit atletico.m vs real.m. Edhe mourinjon e shoh pak te pasigurt, mos harro te kesh kampionet e botes 4 pike mbrapa me nje el classico ne shtepine e tyre nuk eshte e leht.ne futboll statistikat nuk vlejne si ato te “vitit te dyte te skuadrave te mourinjos” futbolli nuk eshte shkence ekzakte.megjithate koha do shfaqi gjithcka. Ju pershendes!
Luis Figo idhulli i Realit dhe i urryeri i Barces ka thene sot : Eshte kenaqesi te shohesh Barcelonen kur luan futboll.
Nuk e kuptoj dot pse e simpatizoj shume Iker Kasijas me imponon respekt gjithmon.Perpara eshte Europiani dhe Madrilenet dhe Katalanasit jane shoke dhe perbejne kombetaren simpatike Spanjolle .Kasijas shikon me larg se hunda e Murinjos dhe ai nuk provokohet nga Murinjo sepse kudo qe ka shkuar ky fodull Murinjo ekipin kundershtar e shikon si armik. Por kurre SPANJOLLET nuk durojne ti udheheq nje Portugez. SHikoni kushe e mbeshtet Murinjon ne ekip ,vetem lojtaret Portugeze dhe lojtaret e ish kolonive. Vetem Fabio Kapelo mund tja ngrej prestigjin mbreteroreve.